Institucioni i të Drejtave të Njeriut në Nju Jork: Trump është përsëritje e Hitlerit

Një organizatë e të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara paralajmëroi për ngjashmërinë e presidentit amerikan me diktatorin nazist, Adolf Hitler.

Sipas gazetës britanike Independent, Qendra për të Drejtat e Njeriut “Anh Frank” në New York, ka thënë se administrata e Donald Trump po përsërit politikat shtypëse të viteve 1930 dhe 1940 në Gjermaninë naziste. Kjo Qendër, në projektin e saj kërkimor, siguroi një listë të ngjashmërive të politikës naziste gjermane me administratën e Trump, duke përfshirë raste të tilla si përpjekja për të krijuar një media të posaçme shtetërore, diskriminimi i komuniteteve, provokimi i të rinjve për t’u mbledhur dhe protestuar dhe për të demonizuar veten. Qendra për të Drejtat e Njeriut “Anh Frank” kritikoi qasjen e presidentit të SHBA për të promovuar islamofobinë dhe emigracionin, duke shprehur shqetësimin për të ardhmen e Amerikës nën udhëheqjen e Trump-it dhe paralajmëroi se kurrë nuk duhet të sillet ndaj qytetarëve të Shteteve të Bashkuara sikur që Gjermania naziste u soll ndaj popullit të vetë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne