Integrimi i Shqipërisë në BE/ Mitsotakis: Ka përparime, por s’është e mjaftueshme pa respektimin e pakicës greke

Mediat greke kanë bërë të ditura detaje nga fjala e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, në samitin e Zagrebit.

Mësohet se, Mitsotakis është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian dhe se perspektiva është shprehur qartë në Deklaratën e Selanikut në 2003, duke kërkuar që ajo dëshirë të mbahet gjallë.

Dokumenti i Selanikut është akoma i vlefshëm, 17 vjet më vonë, ndërsa për Greqinë integrimi europian i Ballkanit Perëndimor është një zgjedhje strategjike,”-u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Mitsotakis gjithashtu kërkoi nga Maqedonia e Veriut që, të respektojë marrëveshjen e Prespës duke shtuar se marrëdhëniet e mira mes fqinjëve janë e vetmja mënyrë që vendi të ketë një perspektivë europiane.

Ndërsa lidhur me Shqipërinë, kryeministri grek njohu përparimin që, sipas tij, ka bërë vendi ynë. Megjithatë shtoi se nuk ishte bërë mjaftueshëm dhe se pret që Shqipëria të respektojë edhe të drejtat e pakicës etnike greke, si pjesë e procesit të saj drejt bisedimeve të pranimit.

Nuk ka munguar as përmendja e çështjes së refugjatëve të luftës. Mitsotakis kërkoi që Evropa të bënte detyrën e saj.

Greqia u ka dhënë shumë peshë refugjatëve. Ne kemi bërë detyrën tonë, po presim që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë,”-tha ai./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne