Inteligjenca turke operacione kundër PKK-së e cila po përgatiste sulme

Agjencia kombëtare e inteligjencës turke (MIT) neutralizoi anëtarët e organizatës terroriste të PKK-së të cilët po përgatiteshin për veprime sensacionale me rastin e përvjetorit të fillimit të akteve të armatosura të organizatës më 15 gusht.

Sipas informacioneve të marra, MIT me punimet inteligjente lokale të zhvilluara në terren mori informata se “3 celula të ndryshme të PKK-së kishin planifikuar akte sensacionale në Turqi me rastin e përvjetorit më 15 gusht”.

Agjentët e MIT në terren vendosën në ndjekje të afërt terroristët anëtarë të strukturave kritike të organizatës të cilat merrnin urdhër personalisht nga Murat Karayılan i ashtuquajturi anëtari i Këshillit të krerëve të PKK-së dhe përgjegjës i krahut të armatosur të organizatës.

Në kuadër të kësaj u mësua se me qëllimin për të kryer akte, ishin përgatitur grupe të armatosura nën komandën e Murat Kalko (45) i njohur ndryshe me emrin e koduar “Agit Garzan” i ashtuquajturi përgjegjës i PKK-së për rajonin Hakurk.

Në operacionin e ndërmarrë më 11 gusht u neutralizua Murat Kalko në zonën Hakurk në të cilën ishte përgjegjës. Ai iu bashkua organizatës në vitin 1993 dhe për shkak se është autor i shumë sulmeve dhe ngjarjeve të vrasjeve ai ishte vendosur në kategorinë e “kuqe” të listës së të kërkuarve për terrorizëm.

Po ashtu mësohet se Kalko ishte një strukturë e besueshme nga Karayılan dhe se ishte veçanërisht përgjegjës për zonën Hakurk.

Në anën tjetër gjithashtu u ndoqën nga afër edhe 2 celula të tjera të PKK-së të cilat kishin planifikuar akte sensacionale dhe kishin kryer përgatitje logjistike dhe taktike.

Me largimin e anëtarëve të PKK-së nga zonat e banuara, në 2 operacione të ndryshme të ndërmarra më 13 dhe 14 gusht u neutralizuan edhe 6 anëtarë të nivelit të lartë “forca speciale të PKK-së dhe anëtarë të inteligjencës”.

– “Operacionet, rritën largimet nga organizata”

Terroristët e dorëzuar më parë në rajon kanë theksuar se “Operacionet e kryera kohët e fundit nga MIT në veri të Irakut me qëllim për të eliminuar aktivitetet e PKK-së kanë tronditur seriozisht organizatën dhe kanë rritur largimet nga organizata”.

Ndërsa ekspertët kanë tërhequr vëmendjen se operacione të tilla precioze kundër PKK-së e kanë bërë të pamundur lëvizjen e drejtuesve kryesorë të organizatës në veri të Irakut dhe se kjo situatë ka shkaktuar që kontrolli i anëtarëve të të ashtuquajturit Këshilli i krerëve të PKK-së të dobësohet mbi kuadrot e organizatës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne