Irak, ministri kërkon falje pasi pjesëtarët e DAESH i quajti të burgosur lufte

Pjesëtarët e DEASH-it janë vrasës dhe kriminelë. Kjo është organizatë terroriste dhe konventa e OKB-së nuk vlen për ta, tha ministri irakian i Mbrojtjes, Al-Hayali.
Ministri irakian i Mbrojtjes, Irfan al-Hayali kërkoi falje për shkak se pjesëtarët e kapur të organizatës terroriste DEASH i ka quajtur të burgosur lufte.

Al-Hayali sot lëshoi një deklaratë ku tha se shpreh keqardhje për shkak të “konfuzionit që shkaktoi fjalimi i tij lidhur me trajtimin e pjesëtarëve të DEASH-it si të burgosur lufte”.

“Pjesëtarët e DEASH-it janë vrasës dhe kriminelë. Kjo është organizatë terroriste dhe konventa e OKB-së nuk vlen për ta, tha ministri irakian i Mbrojtjes, Al-Hayali duke shtuar se ndaj pjesëtarëve të DEASH-it do të veprohet në përputhje me ligjin e Irakut.

Ministri irakian javën e kaluar deklaroi se pjesëtarët e DEASH-it, të cilët janë kapur nga forcat irakiane, do të trajtohen si të burgosur lufte.

Eksperti ushtarak Khalil al-Nuaimi shpjegoi se pjesëtarët e DEASH-it sipas Konventës së Gjenevës nuk definohen si të burgosur lufte.

“Sipas Konventës së Gjenevës, të burgosurit e luftës definohen si njerëz të cilët janë kapur gjatë luftës mes dy vendeve, e jo në mes shteteve dhe organizatave terroriste”, ka thënë Al-Nuaimi për AA.

Ushtria irakiane në tetor të vitit të kaluar filloi një ofensivë të madhe për çlirimin e Mosulit, qyteti i dytë më i madh në Irak, të cilin pjesëtarët e DEASH-it e pushtuan kah mesi i vitit 2014.

Gjatë këtyre luftimeve ushtria irakiane ka kapur qindra terroristë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne