Bota

Irak: me urdhër të klerikut shia Muktada Al Sadr, hiqen sloganet kundër Arabisë Saudite

Me urdhër të liderit të lëvizjes Sadr në Irak, në këtë vend janë hequr sloganet dhe mbishkrimet e rrugëve kundër Arabisë Saudite.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Middle East Eye, sipas të cilës pas vizitës së fundit të Muktada Sadr në Arabinë Saudite, sloganet që lëshoheshin kundër këtij vendi në Irak janë hequr me urdhër të vetë liderit Sadr. Në takimin që Muktada Sadr pati me Muhamed Bin Selman është diskutuar për të ardhmen politike të Irakut dhe mbi ndikimin e referendumit të rajonit të Kurdistanit të Irakut në rajon. Sadr dhe Selman theksuan tensionet në rritje mes Bagdadit dhe Erbilit dhe kërkuan që Iraku të ruajë unitetin. Zyra e Muktada Sadr më herët kishte deklaruar se Arabia Saudite ka premtuar 10 milion dollarë ndihma për të shpërngulurit irakian. Ndërkohë mësohet se palët diskutuan për krijimin e një komiteti koordinativ me qëllim ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe./ PT

OPINIONE

INTERVISTA