“Iraku ka 107 miliardë dollarë borxh”

Anëtarija e Komisionit të Financave në Parlamentin e Irakut, Nexhibe Nexhib, ka thënë se qeveria e Irakut ka 107 miliardë dollarë borxhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate për AA, Nexhib ka thënë: “Sipas informacioneve që na janë sjellë nga Ministria e Financave, deri në fund të vitit 2016 Iraku rezulton të ketë një borxh me vlerë 107 miliardë dollarë. Ndërsa çdo ditë e më shumë vazhdon të rritet borxhi”.

Ndërsa duke vënë në dukje se borxhi i Irakut ndahet në tre pjesë, Nexhib ka thënë se një pjesë e tij i përket regjimit Baas.

“Borxhi në total i lënë nga Saddam Hysein është rreth 55 miliardë dollarë”, ka thënë Nexhib dhe më pas ka shtuar se shumica e këtij borxhi është marrë për blerjen e armatimeve dhe luftën kundër shteteve si Kuvajti.

Dalja e DEASH-it çoi në rritjen e borxheve

Ndërsa duke vënë në dukje se pjesa e dytë dhe e tretë e borxheve nisin në vitin 2004, Nexhib në vijim të fjalës së tij ka shtuar se Iraku është futur edhe më shumë në borxhe pas daljes në skenë të organizatës terroriste DEASH.

“Borxhi i dytë janë paratë e marra nga qeveria irakiane nga qeveri të ndryshme për shpenzime operative, etj. Ndër këto janë FMN, Japonia dhe vende të tjera. Ndërsa pjesa e tretë përbëhet nga borxhe të brendshme”, ka shtuar ajo.

Rrugat e administratës paguhen nga kredia e marrë nga Banka Botërore

Nexhib ka thënë se situata në vend për shkak të luftës kundër DEASH-it është e vështirë dhe në vijim ka shtuar: “Në dy vitet e fundit, qeveria irakiane për të paguar rrogat e administratës merr borxh nga Banka Botërore. Nëse nuk do të ishte ky borxh nuk do të mund të paguanim as rrogat e administratës”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne