Në kryeqytetin e Iranit në Teheran u organizua një ceremoni varrimit të viktimave që humbën jetën në sulmet e kryera ndaj Parlamentit iranian dhe në tyrben Humejni, ku morën pjesë qytetarë të shumtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e varrimit u organizua pas namazit të xhumasë e cila u fal në kampusin e Universitetit të Teheranit. Në ceremoni morën pjesë qytetarë të shumtë të Iranit, të cilët i përcollën automjetet me arkivole nga lagjja Inkilab (E revolucionit), përballë universitetit e deri në lagjen Hafiz, ku shpesh hidhnin slogane kundër SHBA-ve dhe Arabisë Saudite.
Ndryshe, si pasojë e sulmit me armë dhe me bombë në Parlamentin e Iranit dhe në tyrben e udhëheqësit revolucionar Ajetullah Humejni në kryeqytetin e Iranit në Teheran më 7 maj, 22 persona humbën jetën ku 5 prej tyre ishin terroristë, kurse 52 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë e sulmit e mori organizata terroriste DEASH.