Iran, raportohen dy raste të koronavirusit

Agjencia e lajmeve gjysmë-zyrtare e Iranit ISNA tha se autoritetet kanë konfirmuar dy raste të koronavirusit të ri, të parat në vend.

Raportimet e të mërkurës nuk japin detaje për kombësinë e dy të infektuarve me virus.

ISNA citoi zyrtarin e ministrisë së shëndetësisë të vendit, Kiyanoush Jahanpour, duke thënë se “që prej dy ditëve të fundit, janë konstatuar disa raste të dyshuara të koronavirusit të ri”.

Virusi i ri u shfaq në Kinë në dhjetor. Që atëherë, më shumë se 70 mijë njerëz janë raportuar të jenë prekur nga virusi globalisht, kurse janë raportuan më shumë se dy mijë vdekje, kryesisht në Kinë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne