Iran – Rouhani: Rrëzimi i marrëveshjes bërthamore do të jetë në dëm të botës

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kuptojnë se nuk janë lideri i botës. Edhe SHBA-ja është një vend si çdo vend tjetër”, u shpreh ai gjatë pritjes ku ambasadorja e re e Australisë në Teheran, Lyndall Jane Sachs, i paraqiti atij letrat kredenciale, sipas një komunikate me shkrim të Presidencës së Iranit.

Rouhani u kërkoi të gjitha vendeve të pavarura që të kundërshtojnë vendimet e SHBA-së.

“Rrëzimi i marrëveshje bërthamore do të jetë në dëm të botës. Prandaj të gjithë duhet të përqendrohen në mbrojtjen e interesave botërore. Sanksionet amerikane do të marrin fund herët a vonë; ata s’mund ta vazhdojnë këtë më shumë”, shtoi presidenti iranian.

Nga ana tjetër, gjatë një takimi në Teheran me gjeneralin Qamar Javed Bajwa, kryekomandant i ushtrisë pakistaneze, Rouhani bëri me dije se linjën gazsjellëse që po ndërtohen ndërmjet dy vendeve, e kanë çuar deri në kufirin e Pakistanit.

Ai theksoi gjithashtu se po bashkëpunojnë ngushtë me Islamabadin zyrtar për sigurinë kufitare dhe luftën kundër kontrabandës. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne