Irani arreston agjentët e CIA-s brenda vendit

Kreu i Shërbimit Informativ Iranian, Mahmut Alevi tha se janë arrestuar persona që “kanë kryer aktivitet spiunazhi për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe vendeve të huaja”.

Sipas lajmit të Agjencisë së Studentëve Iranianë (ISNA) këto deklarata Alevi i bëri pas mbledhjes së kabinetit në Teheran.

“Ne kemi konstatuar personat që kanë kryer aktivitet spiunazhi në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe vendeve të huaja në fusha të ndryshme dhe qendra të rëndësishme të Iranit. Pas procedurave të ndalimit ne i dorëzuam ata tek autoritetet gjyqësore”, sqaroi Alevi për gazetarët.

Shefi i inteligjencës iraniane, Mahmut Alevi nuk dha informacione mbi numrin e saktë të personave të akuzuar për spiunazh, por shtoi se identiteti i atyre që pretendohet se kanë punuar për Agjencinë Amerikane të Zbulimit (CIA) do të publikohet sot./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne