Irani: Cisterna e naftës është sulmuar nga një “shtet i caktuar”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi akuzoi një “shtet të caktuar” për sulmin me raketa mbi një cisternë iraniane të naftës jashtë portit saudit të Xheda-s në fillim të këtij muaji.

Teherani tha se cisterna u sulmua me raketa në brigjet saudite në Detin e Kuq, 60 milje nga Xheda, më 11 tetor.

Në deklaratë, zëdhënësi Mousavi tha se Teherani do t’i përgjigjej sulmit ndaj cisternës.

Ai, megjithatë, nuk përmendi vendin i cili pretendon se kreu sulmin ose si do të përgjigjet Irani.

Irani ka paraqitur ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së lidhur me incidentin.

Tensionet mes Arabisë Saudite dhe Iranit janë rritur kohët e fundit pas sulmeve në dy objektet e naftës të Aramco-s, një sulm për të cilin Rijadi dhe Washingtoni e mbajnë përgjegjës Teheranin, të cilin Republika Islamike e ka mohuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne