Irani do të përdor centrifugë të avancuar për pasurim të uraniumit

Behrouz Kamalvandi, zëdhënësi i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit (AEOI) të shtunën tha se vendi i tij do të përdor centrifuga të avancuara të cilat kanë mundësi të pasurimit të uraniumit mbi 20 për qind, si pjesë e hapit të tretë të uljes së detyrimeve ndaj marrëveshjes bërthamore si kundërpërgjigje e sanksioneve të SHBA-ve.

Kamalvandi, në konferencën për media në Teheran tha se të premten ka filluar faza e tretë e uljes së detyrimeve të Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Ai theksoi se detyrimet lidhur me hulumtimet dhe zhvillim janë pezulluar dhe se Teherani ka filluar të injektojë gaz në centrifugat IR4 dhe IR6 për të pasuruar uraniumin.

“Kemi filluar të heqim kufizimet në hulumtimin dhe zhvillimin tonë. Në këtë fazë, ne do të përdorim centrifugë shumë më të përparuar”, tha ai, duke theksuar se të gjitha hapat janë të kthyeshëm nëse “pala tjetër” i përmbush premtimet e saj.

“Ne do të zhvillojmë centrifugë të re në përputhje me nevojat tona”, tha ai, duke shtuar se ka aftësinë të pasurojë uraniumin mbi 20 për qind, megjithatë, nuk planifikon ta bëjë këtë për momentin.

Kamalvandi vuri në dukje se Teherani do të kryejë hapat e uljes së zotimit në mënyrë transparente, dhe kujtoi arsyen e veprimit si sigurimin e balancës në marrëveshje pasi SHBA u tërhoq në mënyrë të njëanshme vitin e kaluar.

“Evropa duhet të dijë se nuk ka shumë kohë për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore”, paralajmëroi ai.

Irani kërkon që vendet evropiane të cilat ishin pjesë e marrëveshjes, ta mbrojnë pasi SHBA u tërhoq në maj të vitit 2018.

Pas tërheqjes së saj, SHBA vendosi sanksione ekonomike ndaj kompanive që bashkëpunojnë me Iranin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne