Irani i dha ambasadorit të Zvicrës në Teheran notën e protestës për ShBA-në

Qeveria e Irani ka thirrur në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme Markus Leitner, Ambasadori i Zvicrës në Teheran, i cili njëherësh kryen edhe detyrat diplomatike të Uashingtonit në Iran, për ti komunikuar këtij ankimet lidhur me shkeljen e hapësirë ajrore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Sipas një komunikate të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ambasadorit zviceran, Leitner i është dhënë nota e protestës për t’ia përcjellë më pas ShBA-së.

Ambasadës së Zvicrës i janë komunikuar prova që tregojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë shkelur hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale të Iranit, si dhe koordinatat e vendndodhjes së dronit amerikan kur është goditur nga forcat iraniane, sqaron Ministria në komunikatën e saj.

Çështjet diplomatike ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit ndiqen nëpërmjet Zvicrës pasi ndërmjet dy vendeve (ShBA-Iran) nuk ka marrëdhënie diplomatike.

Garda Revolucionare e Iranit kishte njoftuar të enjten në mëngjes se kishte goditur me raketë tokë-ajër dhe rrëzuar një dron ushtarak të tipit “RQ-4 Global Hawk” të Forcave Ajrore të ShBA-së në bregdetin e qytetin Kuhmubarek të provincës Hurmuzgan në Gjirin e Omanit për arsye se droni amerikan kishte “shkelur hapësirën ajrore të Iranit”.

Komanda e Forcave Qendrore të ShBA-së e kishte konfirmuar ngjarjen duke argumentuar se droni në fjalë ishte qëlluar ndërsa po fluturonte mbi ujërat ndërkombëtare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne