Irani nuk negocion me Amerikën çështjet e Lindjes së Mesme

Një zyrtar i lartë iranian deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk është e gatshme të negociojë çështjet e Lindjes së Mesme me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se Uashingtoni nuk mund të veprojë si “gjyqtar dhe ekzekutues” në rajonin e trazuar të LM.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, admiral Ali Shamkhani, në një intervistë me gazetën franceze Le Monde deklaroi: “Lidhur me çështjet e Lindjes së Mesme, ne as nuk kemi ndonjë qëllim për të negociuar me SHBA-në, as nuk kemi ndonjë prirje as nuk shohim ndonjë nevojë për ta bërë këtë”. Ai tha se fjalët dhe veprat e Presidentit Donald Trump gjithmonë kanë qenë kontradiktore, duke shtuar se Trump “kupton të gjitha çështjet duke përdorur logjikën ekonomike dhe nuk ka një ide të saktë të marrëdhënieve ndërkombëtare”. “Megjithatë, ne nuk kërkojmë tensione në rajon, pasi tensionet i konsiderojmë në dëm të stabilitetit rajonal”, shtoi Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Ali Shamkhani gjithashtu trajtoi çështjen e përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të rivendosur sanksionet ekonomike kundër Iranit që u anuluan pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Ai tha: “Ne jemi të vetëdijshëm se SHBA po zhvillon një luftë ekonomike ndaj Iranit. Megjithatë, ata janë gjendur në rrethana të reja sot. Evropianët nuk janë më të interesuar të shoqërojnë SHBA-në në imponimin dhe zbatimin e masave ndëshkimore kundër Teheranit, “-shtoi admiral Shamkhani./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne