Irani paralajmëron SHBA-në me “armë të reja sekrete”

Irani është i përgatitur të përdor “armë sekrete” kundër luftanijeve amerikane, tha një zyrtar ushtarak në Teheran, pasi Pentagoni dërgoi tre shkatërrues në Gjirin Persik mes një valë tensionesh në rritje midis dy shteteve.

Gjenerali, Morteza Qorbani, një këshilltar i komandës ushtarake të Iranit, paralajmëroi se nëse Uashingtoni “do të kryejë marrëzinë më të vogël”, ne do t’i dërgojmë këto anije në fund të detit së bashku me ekuipazhin dhe aeroplanët e tyre”, shkruan RT.

Irani, premtoi ai, do ta bënte këtë “duke përdorur dy raketa ose dy armë të reja sekrete”. Ai nuk specifikoi se për çfarë lloj “armësh sekrete” bëhet fjalë.

SHBA dislokoi në Gjirin Persik tre luftanije, distrojerin USS McFaul, USS Gonzalez, dhe USS Mason, të cilët kaluan këtë javë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë, gjithçka është përkeqësuar edhe më shumë kur Pentagoni njoftoi për planet për të dërguar rreth 1 mijë e 500 trupa shtesë në Irak, vendin që kufizohet me Iranin.

Megjithëse gjenerali Qorbani nuk dha detaje për armët që përmendi, në muajt e fundit Irani ka proklamuar anijet dhe nëndetëset më të reja.

Në shkurt, Teherani zbuloi dhe testoi me sukses raketën e re të lundrimit me rreze të gjatë Hoveizeh, që thuhet se ka një distancë prej mbi 1 mijë e 350 kilometra./klank

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress