Irani u përgjigjet kërcënimeve amerikane

Lideri iranian bëri një deklaratë përmes llogarisë së tij zyrtare në «Twitter» në lidhje me deklaratën e mëhershme të Trumpit “Do të goditen 52 objekte të Iranit”.

Ruhani reagoi duke i përkujtuar Trumpit avionin e linjës nr. IR-655, i cili u godit nga Forcat Detare amerikane më 3 korrik 1988 ndërsa ishte nisur nga Bander Abbas dhe po shkonte në Dubai me 290 njerëz në bord.

“Ata që i referohen numrit 52 do të ishte mirë të mendonin për numrin 290. Asnjëherë mos e kërcënoni kombin e madh iranian”, shkruan Ruhani në postimin e tij në «Twitter».

Deklaratën “Do të goditen 52 objekte të Iranit” Trump e kishte bërë duke iu referuar mbajtjes peng për 444 ditë të 52 diplomatëve të Ambasadës amerikane në Teheran, e cila u pushtua më 4 nëntor të vitit 1979.

Kurse Ruhani me numrin 290, që ka përdorur në përgjigjen e tij, i është referuar viktimave nga një raketë e telekomanduar, që ishte lëshuar nga anija luftarake amerikane «USS Vincennes» e flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër avionit iranian që bënte fluturimin Bandar Abbas-Dubai./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne