Ironia e fatit/ Fshati Burimas në pikë të hallit, banorët në protestë: Nuk kemi ujë

Dhjetra banorë të fshatit Burimas në bashkinë e Maliqit protestuan këtë të mërkurë për mungesën e ujit të pijshëm. Problemi i ujit e ka shoqëruar prej vitesh këtë fshat, edhe pse mban emrin Burimas, por gjatë muajve të verës situata është bërë më alarmante.

Banoret thonë se e vetmja mundësi për t’u furnizuar me ujë të pijshëm është çezma e fshatit, e cila nuk arrin të furnizojë të gjithë banorët. Ata thonë se kanë me shumë se 30 vite pa ujë ndërsa theksojnë se stina e verës dhe thatësira u ka vështirësuar jetën.

Mungesë të zgjidhjes së këtij problemi të mbartur prej vitesh nga bashkia, banorët kanë bllokuar rrugën e fshatit për 1 orë por ka qene kryetari i bashkisë së Maliqit, Gezim Topciu, i cili ka zbritur ne terren për të qetësuar banoret duke iu premtuar se shume shpejt do te kete nje ujësjellës për njësinë e Pojanit.

Ai shton se qeveria ka çelur një fond për disa fshatra te kësaj bashkie. Protesta e fshatit Burimas me rreth 800 banore, zgjati 1 orë, ndërsa banoret ne fund te kësaj protestë kane paralajmëruar se do te organizojnë të tjera gjate ditëve ne vijim nëse problemi i këtij fshati nuk do te marre zgjidhje./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne