Ish-agjenti i Sigurimit që sfidoi amerikanët

Ish-kreu i arkivës në Ministrinë e Brendshme, gazetari dhe studiuesi, Kastriot Dervishi, ka publikuar një ‘dokument’ të rrallë që i përket kohës së diktaturës komuniste. Ky dokument mesa duket i përket asaj kohe kur Shqipëria komuniste nën ‘udhëheqjen’ e PPSH-së, mendonte se ishte ‘fanar ndriçues’ buzë Adriatikut dhe se nuk kishte frikë as nga anglo-amerikanët…
Në rrjetin social ‘facebook’, Dervishi ka publikuar poezinë e një punëtori operativ i cili i thur lavde regjimit të kohës duke sfiduar ushtarët amerikanë.
“Poezi për Sigurimin. Në të kaluarën, në jo pak raste hasim edhe poezi për armën e Sigurimin dhe punëtorin operativ. Një prej këtyre është edhe kjo që bashkëlidhet, e cila tregon qartë se për çfarë e dashuronte njeriu i ri i komunizmit, punëtorin operativ” – shkruan Dervishi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne