Ish Anëtarët e MEK Peticion UNHCR-së në Shqipëri

Rreth 70 ish-anëtarë të Organizatës Mojahedin-e Khalq ju drejuan UNHCR-së në Shqipëri (RAMSA) me një peticion të nënshkruar nga të gjithë ata që kërkonin të drejtat e tyre.

Zyrtarët e RAMSA që u takuan me këta individë – të cilët po protestojnë kundër ndalimit nga MEK të ndihmave për refugjatët – thanë se po e ndjekin çështjen me Gjenevën dhe do të ketë një takim urgjent rreth këtij rasti.

Ata u thanë zyrtarëve se gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdonin të vinin në zyrat e tyre derisa të drejtat e tyre të rivendoseshin dhe se ata nuk do të dorëzoheshin.

Zyrtarët e RAMSA pranuan faktin se MEK ka vepruar kundër angazhimeve të bëra në një marrëveshje në Gjenevë. Me sa duket organizata nuk priste aq shumë largime. Përveç kësaj, ka shumë më tepër brenda grupit që dëshirojnë të largohen.

Teksti i peticionit të dorëzuar në RAMSA është si më poshtë:

Peticion UNHCR-së dhe Ministrise shqiptare të punëve të brendshme

Në emër të të Drejtave të Njeriut dhe në emër të azilit

Ne, një numër refugjatësh iranianë në Shqipëri dhe ish-anëtarë të Organizatës “Mojahedin-e Khalq” (MEK, MKO …), dëshirojmë tu drejtohemi të gjitha organeve përkatëse dhe të tërheqim vëmendjen e tyre për kauzën tonë.

Ne pranuam e ftesën humanitare që nga koha që qeveria shqiptare në bashkëpunim me SHBA dhe UNHCR në Shqipëri (RAMSA) kanë bërë dhe pas kësaj u zhvendosëm në këtë vend pasi edhe u dëbuam nga Iraku.

Ne vendosëm me vullnet të plotë të largohemi nga MEK dhe dëshirojmë të jetojmë të lirë dhe jashtë organizatës.

Mësuam se sipas disa marrëveshjesh të mundshme bërë ndërmjet UNHCR-së dhe MEK-ut, ndihmat e refugjatëve të ish-anëtarëve duhet të paguheshin dhe jepeshin direkt nga MEK.

Organizata filloi të na paguante 45000 lekë (monedha shqiptare) dhe kjo vashdoi deri në shtator 2017.

Por çuditërisht Organizata na njoftoi kohët e fundit se nga muaji i ardhshëm nuk do të paguhet asnjë ndihmë dhe ne mund të ankohemi në RAMSA nëse dëshirojmë.

Vlen të theksohet se mosmarrja e parave nënkupton një vështirësi të rëndë ekonomike dhe rrjedhimisht presion psikologjik ndaj refugjatëve që kanë lënë MEK-un dhe kjo do ta bëjë jetën të pamundur për ne, pasi ne nuk jemi shtetas shqiptarë, por refugjatë që skemi asnjë mbështetje financiare e cfarëdo lloji që mund të jetë ajo.

Prandaj, i bëjmë thirrje organeve kopetente, duke përfshirë RAMSA-n dhe Ministrinë e Brendshme Shqiptare, për të përmbushur kërkesat e mëposhtme:

1. Ndihmat e refugjatëve tanë të paguhen nga RAMSA dhe ne të mbështetemi nga Kombet e Bashkuara në Shqipëri

2. Të na jepen Lejet e punës dhe punë për të qenë në gjendje të mbështesim dhe mbajme veten.

3. Te na lëshohet zyrtarisht Statusi i Refugjatit në mënyrë që të marrim përfitimet tona të drejta.

Përshëndetje dhe Shumë faleminderit./ Gazeta Impakt

burimi:saharngo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne