Ish komandanti i AKSH-së që nuk krisi asnjë plumb thotë: Ali Ahmeti-Cërvenkovski janë takuar në vitin 2000 në Pogradec

Veprimtari kërçovar Gafurr Adili, në një deklaratë ekskluzive për Lajm.Tv dhe Gazetën Lajm, thotë se ushtarët dhe dëshmorët e UÇK-së i takojnë pjesës më të ndritshme të historisë shqiptare. Mirëpo sipas tij, vullneti dhe patriotizmi i ushtarëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-së është keqpërdorur nga njerëz që kanë inskenuar konfliktin në vitin 2001. Në këtë kontekst ai përmend një takim të 22 nëntorit të vitit 2000, mes Ali Ahmetit dhe Branko Cërvenkovskit (atë kohë lider i opozitës maqedonase), ku sipas Adilit është kurdisur lufta e 2001-shit.

“Le të dalin dhe të demantojnë këtë informacion timin dhe menjëherë i sjell dy dëshmitarë për atë takim që është mbajtur më 22 nëntor në Pogradec”, thotë Adili. Deklaratën e tij të plotë për këtë takim mund ta përcillni në videon më poshtë:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne