Shqiperia

Ish-ministri i djathtë: Shqipëria në prag të skenarit maqedonas, Meta do Kryeministrinë

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka folur sot rreth  mundësive që ekzistojnë për realizimin e një takimi mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit  Basha  që do mundësonte zgjidhjen e krizës politike.

Në rubrikën ‘Opinion’, Mustafaj komentoi edhe deklaratat e kreut të LSI-së, Ilir Meta, për të cilat siç u shpreh, të çojnë tek një ambicie serioze e tij për të marrë postin e kreut të qeverisë.

“Kam dëgjuar me vëmendje deklaratat e tij të fundit, nga ato që thotë e artikulon duket qartë se ambicien për kryeministër e ka shumë serioze, nuk e ka sa për të shuar kureshtjen”,- tha Mustafaj.

Duke mos parë një rrugëdalje të qartë nga kriza, ish-ministri demokrat thotë se ka shumë gjasa që Shqipëria të shkojë drejt një skenari maqedonas.

“Basha ka thënë se qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të realizuar qëllimet që ka, më kryesorja është shkëputja e lidhjeve me narkotrafikun, që të mos financojnë zgjedhjet. Por kjo duket disi e largët.Ne kemi parë situata të ngjashme kur opozita bojkotoi zgjedhjet. Nuk ishte në parlament, qeveria ishte jofunksionale. Nëse Rama e ushqen veten me iluzionin se mund të bëjë pa opozitën, duhet parë gjendja e tij psikike, siç thotë Lubonja. Kam përvojë të gjatë si negociator, qoftë kush isha diplomat, por dhe kur isha në opozitë, kur punoja si këshilltar i Berishës. Në këtë rast vetëm ftesa nuk janë ato që dërgon Rama. Për mua ato janë në mënyrë të drejtpërdrejtë tentativa të Ramës për të sabotuar dialogun. S’duhet të thotë ‘Hë mo Lul ku do shihemi?’. Këto janë fyerje të drejtpërdrejta, të fodullëkut të tij. Basha kësaj here po sillet si një njeri që do negociata. Nuk besoj se nga ana formale Basha po bëhet pengesë”, – deklaroi Mustafaj teksa tha se Rama po e fyen opozitën dhe Lulzim Bashën.//Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA