Ishin pa letra, dëbohen 82 shqiptarë nga Franca dhe Anglia

Rreth 82 shqiptarë u deportuan sot nga Franca e Britania e Madhe.

Në Aeroportin e Rinasit mbërriti një ‘Charter’ nga Anglia me 53 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Angli.

Gjithashtu pasdite mbërriti edhe një tjetër avion ‘Charter’ nga Franca me 29 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Francë dhe Belgjikë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne