Bota

ISIS i hap luftë Hamasit në Palestinë

Dega e ISIS-it që zhvillon aktivitetin e saj në Gadishullin Sinai të Egjiptit i ka hapur luftë Hamasit palestinez. Nëpërmjet një video që shfaqet ekzekutimi i një personi që pretendohej të kishte bashkëpunuar me Hamasin, i është dhënë urdhër të gjithë mbështetësve të ISIS-it në Gaza që të sulmojnë Hamasin.

Sipas një lajmi të publikuar nga Washington Post, dega e ISIS-it që zhvillon aktivitetin e saj në Gadishullin Sina të Egjiptit nëpërmjet një video prej 22 minutave që ka publikuar i ka hapur luftë Hamasit me qendër në Gaza.

​’BOMBARDONI GJYKATAT E TYRE DHE ZONAT E TYRE TË SIGURISË’

Video e cila është përkthyer në anglisht nga SITE, me qendër në SHBA fillon me pamjet ku kujtohet fakti se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka shpallur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Më pas, kanë deklaruar se ISISi i ka shpallur luftë Hamasit për shkak të operacioneve që bëhen në Gaza kundrejt anëtarëve të ISIS-it si dhe për faktin se nuk do të mund të ndalë zbatimin e vendimit të Trumpit në lidhje me Jeruzalemin.

E KANË AKUZUAR HAMASIN SE ‘ËSHTË DUKE NDJEKUR HAPAT E PERËNDIMIT TË PAFE’

 

Në video e kanë akuzuar Hamasin se ‘është duke ndjekur hapat e perëndimit të pafe’.

Në video një anëtar i ISIS-it që mban në dorë një thikë ka bërë thirrje kështu: “Mos u dorëzoni kurrë para tyre. Përdorni bomba plasëse, armë me silenciatorë si dhe bomba të bashkuara. Bombardoni gjykatat e tyre si dhe vendet e tyre të sigurisë.”

Ndërkohë, një person që mendohej të kishte bashkëpunuar me Hamasin është ekzekutuar nga një anëtar i ISIS-it, i cili pretendon se ka qënë pjesë e Hamasit dhe është shkëputur nga koj organizatë.

Hamasi, pavarësisht se nga Izraeli dhe nga SHBA-ja konsiderohet si një organizatë terroriste prej një kohe të gjatë tashmë me qëllim që të rregullojë marrëvëniet me Qeverinë Autonome të Palestinës në Egjipt dhe në Bregun Perëndimor ka organizuar operacione të ndryshme kundër mbështetësve të ISIS-it në Gaza si dhe ka rritur nivelet masat e sigurisë në kufi me Gadishullin Sina.

Burimi : Sputnik News