Islamofobja Arbana Xharra vazhdon me sulmet e saj kundër Turqisë dhe Presindentit Rexhep Tayyip Erdogan për investimet dhe ndërtimin e Xhamive në Kosovë.
Pas lajmit se ndërtimi i xhamisë qendrore në Prishtinë mund të nisë së shpejti pasi BIK prêt vetëm të marrë leje në fund të muajit nga Komuna, Xharra ka ironizuar ndërtimin e saj duke thënë se: “Erdogani e dine qe Kosova ka nevoje per xhami e Serbia per investime. Serbise i ka dergu biznesmen e Kosoves minaret”.
Ajo përdor ironi duke e “uruar” këtë investim shumë të rëndësishëm për besimtarët muslimanë në Kosovë duke thënë se 1 xhami më tepër në një vend me (1000 1 mijë) të nuk është asnjë lajm i mirë duke shtuar se prej këti investimi vendi tani do të ulë numrin e papunësisë dhe ska nevojë për qendra sportive për të rinjtë apo investime që gjenerojnë vende pune dhe të ardhura pasi ai që i investon e di se për cfarë ka nevojë ky vend, për xhami dhe minaret.
Statusi në facebook i Arbana Xharra:
Urime, shume mire…1000 xhami vec jane ne Kosove edhe 1 me teper tash kurgjo nuk eshte…keto 40 milione euro mire qe kane me u investu ne kete xhami se Kosova tash e ka ule papunesine, s’ka nevoje per qendra sportive per te rinj, as per investime ne projekte qe gjenerojne vende te punes. Erdogani e dine qe Kosova ka nevoje per xhami e Serbia per investime. Serbise i ka dergu biznesmen e Kosoves minare./gazetaimpakt