Islamofobja Arbana Xharra sulmon Erdoganin: Investoi për Xhami nëpërmjet TIKA

Arbana Xharra nuk rresht së sulmuari Presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan. Edhe këtë herë ajo ka kundrshtuar ndërtimin e Xhamive në kosovë nga turqia nëpërmjet TIKA dhe projekteve të saj.

Ajo shkruan se qëllimi i këtyre investimeve është shpëlarja e trurit të shqiptarëve të kosovës, të cilët sipas saj tani ai po i përdor për të rritur anti-amerikanizmin në vend.

Madje në akuzat e saj ajo shton edhe Presidentin Rus Vladimir Putin dhe udhëheqësin supreme të Iranit Rouhani si bashkëpunëtorë të shtimit të urrejtjes ndaj Aamerikës në kosovë.

Në vazhdën e akuzave të saj kundër Erdoganit, xharra fajëson edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaci për krijimin e lehtësirave për investimet turke në vend ndërsa nuk le pa përmendur edhe Albin Kurtin duke e akuzuar se po i nxit mbështetësit e tij kundër amerikës.

Megjithëse duket sikur e ka rritur piazzen e saj në sulmet kundër turqisë, presidentit Erdogan dhe drejtuesve të shtetit të Kosovës islamofobja xharra ende nuk e ka kuptuar që asnjëri prej tyre nuk ja lexon statuset dhe opinionet e saj dhe as që i bëhet vonë se cfarë shkruan ajo.

Nga ana tjetër ajo vazhdon me axhendën e saj duke nxitur konflikte dhe përcarje brenda shqiptarëve.

Statusi i Arbana Xharra ne facebook:

“Agjenda e Erdoganit, Putinit edhe Rouhanit eshte me rrite Anti-Amerikanizmin kah te munden. Jo pak pare jane investu ne vitet e fundit ne shperlamjen e trurit edhe ne Kosove. Pa e perjashtu pergjegjesine e madhe te Hashim Thacit i cili e ka shtru terenin per kete fryme, tu ia dhane Erdoganit tana asetet e rendesishme te Kosoves, e tu leju me maru xhamia kah eshte sille organizata TIKA. Tash cohet Albin Kurti i dheze perkrahesit e tij jo te paket qe i ka, me e shajte Ameriken tu i cu uje ne mulli Vucicit. Ose je me keta ne foto ose me Ameriken, tjeter rruge nuk ka!”

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne