Ismail Haniyye: Forcat palestineze të sigurisë janë në gjendje t’i trajtojnë të gjitha kushtet

Kreu i krahut politik të Hamasit, Ismail Haniyye e lëshoi një komunikatë me shkrim në lidhje me shpërthimet që ndodhën në perëndim të Gazës, ku tha se këto shpërthime do të merren nën kontroll pavarësisht nga madhësia e tyre dhe se forcat e sigurisë janë në gjendje t’i trajtojnë të gjitha kushtet.

Haniyye vuri në dukje se ata që janë përfshirë në këto shpërthime sigurisht që do të gjenden, ndërsa vijoi duke thënë se “Gaza do t’i kapërcejë të gjitha komplotet. Atë që nuk e arritën dot me luftë dhe rrethim nuk do ta arrijë as me akte të tilla”.

Sipas raporteve fillestare, 3 policë u vranë në dy shpërthime të ndara në perëndim të Gazës, ndërsa u plagosën një numër i madh i personave të tjerë, në mesin e të cilëve njëri në gjendje të rëndë.

Pas shpërthimeve Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka alarmuar të gjitha njësitë e sigurisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne