Italia do të rishikojë projektin TAP, Ministri Costa: Vepër e kotë

“Projekti i gazjellësit TAP që brenda vitit 2020 parashikon të sjellë gaz nga Azerbajxhani në Europë është një vepër e kotë”.

Kështu ka deklaruar pak orë më parë Ministri italian i sapo zgjedhur i ambientit Sergio Costa. Në një intervistë të dhënë për agjensinë e lajmeve Reuters, Ministri Costa sqaron pozocionin e dikasterit që ai përfaqëson ndaj këtij mega projekti i konsideruar “strategjik” nga qeveritë e mëparshme italiane.

“Rishikimi i projektit TAP është parashikuar nga kontrata qeverisëse e nënshkruar mes Lëvizjes 5 Yje e Lidhjes”, ka informuar Ministri italian i ambientit. Duke parë se konsumi i gazit është gjithnjë e në ulje në Itali, sot kjo vepër është e kotë”, tha ai.

“Dosja e projektit TAP është mbi tavolinë e do ta trajtojmë me prioritet” është shprehur ai.

Lëvizja 5 Yje gjithmonë është shprehur kundër realizimit të projektit TAP për shkak të impaktit negativ që ai ka në rajonet jugore të Italisë.

Ministri Sergio Costa i ka këkuar parlamentarëve të 5 Yjeve që prezantojnë rajonin e Puglias, në të cilin pritet të kalojë dhe gazjellësi, dokumentacionin që vërteton impaktin negativ që kjo vepër ka në këtë territor.

Po kundër TAP është shprehur dhe Barbara Lezzi, Ministre për Jugun në qeverinë Conte, e cila kërkon mbylljen sa më shpejt të kantiereve të TAP në Itali që sipas saj po shkatërrojnë një territor kaq të bukur.

Prej nisjes së punimeve të kantiereve të porjektit TAP në Itali, banorët e zonave kanë protestuar shumë herë kundër duke shkatërrruar muret e tyre rrethuese.

Rishikimi i projektit të këtij gazësjellësi deri në anullimin e tij nga ana e qeverisë Conte do të sjellë dhe rishikimin e marrëveshjeve ndër qeverisëse me Greqinë e Shqipërisë, ku ky projekt është drejt përfundimit.

Projekti TAP po realizohet nga një kompani multinacionale zvicerane e cila deri më tani nuk ka bërë asnjë koment ndaj deklaratës së Ministrit italian të Ambientit./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne