Izraeli, Arabia Saudite, Bahrejni dhe Emiratet përshëndesin qëndrimet anti-iraniane të Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përshëndeti “vendimin e guximshëm” të Trump mbi Iranin, duke e përshkruar atë si një mundësi për të ndryshuar marrëveshjen bërthamore dhe qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Trump u përball me guxim me Iranin dhe krijoi një mundësi për të rregulluar këtë marrëveshje të keqe dhe për të bllokuar qëndrimet agresive të Iranit”, deklaroi kryeministri izraelit. Ndërkohë, agjencia zyrtare e Arabisë Saudite njoftoi se regjimi i Rijadit e mbështet “strategjinë e fortë” të Trump për Iranin. “Mbretëria mbështet dhe mirëpret strategjinë e fortë për Iranin dhe politikën e tij agresive që u njoftua nga Presidenti i SHBA Donald Trump,” thuhej në një deklaratë. Këtij qëndrimi iu bashkuan edhe Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat së bashku me Tel Avivin dhe Rijadin janë regjimet më totalitare dhe përkrahësit kryesorë të terrorizmit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne