Bota

Izraeli arrestoi edhe vëllain e vajzës së guximshme palestineze

Ushtria izraelite arrestoi edhe vëllain 21 vjeçar, Vaad et-Temimi të vajzës palestineze, që ka marrë Çmimin për Guximin Hanzala, Ahed et-Temimi.

Babai i Ahedit, Basil et-Temimi bëri të ditur se ushtarët izraelitë arrestuan djalin e tij Vaad gjatë bastisje së shtëpisë së tyre, që gjendet në qytezën Nebih Salih të rrethit Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ai tha se ushtarët izraelitë bastisën shtëpinë duke kontrolluar brenda saj dhe pasi kanë arrestuar gruan e tij Neriman dhe vajzën Ahed, tani arrestuan edhe djalin Vaad duke u përpjekur të thyejnë vullnetin e familjes së tij në luftën kundër pushtimit izraelit.

Vajza e guximshme palestineze, Hanzala, Ahed et-Temimi e dënuar me 8 muaj heqje lirie ishte arrestuar gjatë bastisjes në shtëpinë e saj më 19 dhjetor 2017-të./ trt

OPINIONE