Bota

Izraeli bombardon tunelin në Gaza, 8 të vrarë dhe 11 të plagosur

Së paku tetë palestinezë kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan dhe shkatërruan një tunel në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Pas këtij sulmi, palestinezët u mblodhën në spitalin Dëshmorët e al-Aksas në Khan Yunis, në shenjë proteste kundër aktit të agresionit të Izraelit. Tuneli, i cili ishte ende në ndërtim e sipër, thuhet se i përkiste lëvizjes së rezistencës palestineze Hamasit dhe zgjatej deri në zemër të territoreve të pushtuara palestineze. Rripi i Gazës ka qenë nën rrethimin izraelit që nga qershori 2007. Bllokada ka shkaktuar një rënie drastike në standardet e jetesës, si dhe nivele të pashembullta të papunësisë dhe varfërisë në këtë rajon ku jetojnë 1,8 milionë palestinezë. Izraeli dhe ushtria egjiptiane kanë nisur një fushatë për të shkatërruar tunelet, duke privuar njerëzit në Gaza nga shumica e mallrave themelore, si materialet e ndërtimit, ushqimet dhe karburantin në enklavën e rrethuar./ PT

OPINIONE