Bota

Izraeli ka arrestuar oratorin e xhamisë Al Aksa

Agjencia palestineze e lajmeve el-Yevm njoftoi se Kryetari i Komitetit të Lartë Islamik në Jerusalem dhe oratori i xhamisë Al-Aksa, Sheiku Ekrima Sabri është arrestuar nga forcat e regjimit sionist.

Gjithashtu u mësua se qeveria e regjimit okupues ka vënë një ndalim për Sheikun Ekrima Sabri që të mos dal jashtë shtetit për një muaj.

Një nga anëtarët e kabinetit të regjimit sionist tha se Sheiku Ekrima Sabri është në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me forcat e Hamasit në Turqi dhe se ai ka bërë deklarata kundër Izraelit.

Në deklaratën e tij për korrespondentin e Qendrës së Informacionit Palestinez, Sheiku Ekrima Sabri tha se vendimi për ndalimin mund të zgjatet edhe për katër muaj.

Sheiku Ekrima Sabri i cili vendimin e cilësoi si arbitrar, të panevojshëm dhe të paligjshëm, tha se për këtë vendim, ai nuk ishte i akuzuar për asgjë dhe se nuk i’u dha asnjë justifikim.

Sheiku Ekrima Sabri deklaroi se ai ka marrë një ftesë që të marrë pjesë në një konferencë shkencore e cila do të mbahet javën e ardhshme në Stamboll, me pjesëmarrjen e dijetarëve të shquar.

Oratori i xhamisë Al-Aksa, Sheiku Ekrima Sabri deklaroi se vendimi për ndalim për të dalë jashtë vendit është vendimi i pestë i bërë ndaj tij nga regjimi okupues sionist.

Burimi : Rast Haber/ ML