Bota

Izraeli mban në burgje rreth 400 të mitur palestinezë

Nëpër burgjet e Izraelit momentalisht janë të burgosur së paku 400 fëmijë palestinezë, sipas të dhënave të një organizate joqeveritare nga Palestina.

“Autoritetet izraelite mbajnë 400 palestinezë të mitur të moshës prej 13 deri në 16 vjeç”, tha për AA Qador Faris, drejtori i Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë gjatë vizitës në Ankara. Ai shtoi se në mesin e 400 personave të mitur të burgosur në Izrael gjenden edhe dhjetë vajza.

“Të miturit e burgosur vuajnë për shkak të kushteve të këqija për jetesën, që paraqet shkelje e të drejtave ndërkombëtare”, theksoi Faris.

Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare palestineze, forcat izraelite muajin e kaluar burgosën 483 palestinezë, mes tyre 125 të mitur.

Faris të burgosurit në burgjet izraelite i përshkroi si “plagë e përgjakshme e popullit palestinez”, duke akuzuar Qeverinë e Izraelit për “represion” ndaj tyre. Të dhënat zyrtare palestineze tregojnë se në burgjet izraelite momentalisht janë më shumë se 6.300 palestinezë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

OPINIONE