Bota

Izraeli mes tensioneve dërgon më shumë trupa në Bregun Perëndimor

Tel Avivi vendos më shumë trupa në Bregun e pushtuar, ndërsa tensionet përshkallëzohen mes izraelitëve dhe palestinezëve rreth vendosjes së regjimit të masave kufizuese për hyrjen e adhuruesve në kompleksin e xhamisë së Al Aksa në Kodsin Lindor.

Ushtria izraelite bëri njoftimin të shtunën, duke thënë se vendimi kishte ardhur pas një takimi të zyrtarëve ushtarakë pas një sulmi me thikë një ditë më parë. Ushtria sioniste nuk pranoi të elaboronte çështjen, por tha se trupat tashmë janë vendosur në vendin e shenjtë. Tre kolonë izraelitë u vranë në një sulm të raportuar me thikë në vendbanimin Neve Tzuf në veriperëndim të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të premten mbrëma. Raporti erdhi disa orë pasi të paktën katër palestinezë humbën jetën gjatë përleshjeve në torritoret e okupuara palestineze. Presidenti palestinez Mahmud Abas urdhëroi pezullimin e të gjitha kontakteve zyrtare me Izraelin derisa të heqin detektorët metalikë./ PT

OPINIONE