Izraeli në gjendje lufte, ekipi kombëtar udhëton për ndeshje futbolli në Kosovë

Ekipi kombëtar në futboll i Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit të dielën zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.

Federata e Futbollit të Izraelit ka postuar në X – që më herët njihej si Twitter – një video ku dukeshin lojtarët gjatë rrugëtimit të tyre drejt aeroportit në Izrael, të cilët u detyruan të strehoheshin, pasi një raketë u hodh në afërsi.“Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt Euro 2024”, shkroi federata.Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasit .

1699645136_gpgpgpgpgpgpgp.PNG

Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte paraparë të mbahej më 15 tetor.

Izraeli është në vendin e tretë në Grupin I për Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ka dy ndeshje të paluajtura. Kombëtarja izraelite asnjëherë nuk është kualifikuar për Kampionatin Evropian që kur iu bashkua UEFA-s më 1994. Por, tani duhet të luajë katër ndeshje në dhjetë ditë, në tentim që të kualifikohet.

Sesi një skuadër futbolli lejohet të marrë pjesë në kampionate rrjedhimisht të udhëtojë jashtë vendit ndërkohë që vendi ka shpallur gjendje lufte, që do të thotë personat e aftë për luftë nuk lejohet të largohen nga vendi, këtë vetëm një shtet si Izraeli mund ta bëjë. Kujtojmë rastin e Ukrainës ku u ndalua udhëtimi të gjithë meshkujve maxhorenë në 60 vjec.

Në Kosovë pati disa reagime në rrjete sociale për bojkot të ndeshjes me Izraelit por kjo mbetet për tu parë të dielën pasi nuk ka asnjë njoftim për shitjen e biletave.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se kur ky ekip luajti në Shqipëri për arsye siguri ndeshja u transferua nga Elbasani për në Shkodër, dhe u arrestuan rreth 150 muslimanë nën dyshim për akte terroriste kundër ekipit të Izraelit ku 5 prej tyre u burgosën dhe kaluan deri në akuza e shqyrtim gjyqësor. Ndërsa në këto kohë situatash të rrezikshme lufte, nuk dihen ende të jenë marrë masa të tilla kundër sportdashësve muslimanë. /GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne