Izraelitët kërkojnë kompensim pas goditjes në shah nga sauditët

Federata Izraelite e Shahut tha më 26 dhjetor se kërkon kompensim nga organizatorët e një turneu në Arabinë Saudite, pasi shteti i Gjirit refuzoi të lëshojë viza për shahistët izraelitë.

Kampionati i shahut i mbajtur nga Mbreti Salman është eventimenti i parë ndërkombëtar i shahut i mbajtur në Arabinë Saudite, e perceptuar si një shfaqje e hapjes së mbretërisë konservatore me Perëndimin.

Rregullorja e Federatës Botërore të Shahut (FIDE), përcakton që asnjë lojtar nuk duhet të refuzohet nga mundësia për të marrë pjesë, por lojtarët e tre shteteve, Iran, Katar dhe Izrael nuk arritën të marrin viza.

Më 25 dhjetor, FIDE njoftoi se kishte mundur të ndërhyjë për të “siguruar viza për shahistët e Katarit dhe Iranit”, por për shahistët izraelitë nuk kishte arritur marrëveshje me Arabinë Saudite.

Fatimah Baeshen, një zëdhënëse e ambasadës saudite në Uashington, tregoi në Twitter se izraelitët u refuzuan sepse mbretëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike me vendin e tyre.

“Mbretëria e ka lejuar pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve të huaj. Përjashtim bën fakti se Mbretëria e Arabisë Saudite historikisht nuk ka patur lidhje diplomatike me Izraelin, kështu që ka ruajtur politikën e saj “, shkruante ajo.

Federata Izraelite e Shahut akuzoi Arabinë Saudite për mashtrim të FIDE-s, për ti mundësuar asaj mbajtjen e turneut, i cili filloi më 26 dhjetor.

“Të gjitha deklaratat e tyre të mëparshme ishin të kundërta,” tha zëdhënësi Lior Aizenberg.

Aizenberg tha se pala izraelite kërkon kompensim financiar nga FIDE për shtatë lojtarët që “u dëmtuan profesionalisht dhe financiarisht” nga saga.

Përveç kësaj, ata kërkojnë garanci se FIDE nuk do të përsërisë më një sjellje të tillë dhe “çdo vend që mban një eventiment ndërkombëtar të angazhohet për të strehuar shahistët izraelitë, qoftë edhe nëse është një shtet arab”.

Si përfundim, Federata Izraelite e Shahut kërkon nga FIDE që të anullojë menjëherë deri në dy vjet kampionatet e shahut në Arabinë Saudite, tha Aizenberg në një deklaratë.

FIDE nuk u ka kthyer akoma përgjigje kërkesave.

Izraeli dhe Arabia Saudite nuk kanë marrëdhënie zyrtare. Prania e izraelitëve në Arabinë Saudite do të ishte shumë e pazakontë. Kjo ngjarje vjen në një kohë kur po përflitet shumë se zyrtarët e shtetit hebre po mbajnë lidhje të fshehta me mbretërinë sunite./hurriyetdailynews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne