Izraelitët vrasin edhe një palestinez tjetër në Gaza

Forcat izraelite kanë vrarë të enjten një palestinez në afërsi të kufirit izraelit me Rripin e Gazës ndërkohë që një tjetër palestinez ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të mara gjatë protestave të ditëve të kaluara.

Të dhënat janë konfirmuar nga Ministria palestineze për Shëndetësi, zëdhënësi i së cilës, Ashraf al-Qidra, tha se në kompleksin spitalor Al-Shifa, është sjellë trupi i pajetë i një burri dhe se aktualisht po punohet për identifikimin e tij.

Al-Qidra shtoi se një palestinez 34-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra më herët gjatë protestave.

Bëhet fjalë për Shadi Hamdan al-Kashif, i cili ishte plagosur në kokë të premten e kaluar.

Vdekjet e fundit e kanë rritur në 21 numrin e palestinezëve të vrarë që nga shpërthimi i revoltës të premten e kaluar, e cila po manifestohet me protesta.

Mijëra palestinezë në kufirin e Gazës që nga e premtja mbajnë protestë paqësore dhe shënojnë “Ditën e Tokës” në përkujtim të 30 Marsit të vitit 1976, kur Izraeli mori prej tyre mijëra hektarë tokë.

Në sulmet e ushtarëve izraelitë, nga e premtja e këtej janë vrarë 19 palestinezë ndërsa janë plagosur më shumë se 1.500 të tjerë.

“Dita e Tokës” festohet në Palestinë që nga viti 1976 dhe kjo në një mënyrë është simbol i rezistencës së palestinezëve për t’u kthyer përsëri në vendin e tyre./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne