Jamarbër Malltezi: Po kryhet masakër në Malin e Lunikut, ku është Lleshaj kur lëvizin maunet me dru

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar një video me drurë të prerë nga mali i Lunikut.

Ai thotë se po kryhet një masakër mjedisore ndërkohë që asnjë nga ministrat e qeverisë nuk mban përgjegjësi.

Masakër e sapokryer ne Malin e Lunikut dhe siper Kostenjes. Ku eshte Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit? Ku Lleshaj kur maunet me dru levizin cdo dite nga Luniku ne Bize e Tirane? Ku Klosi qe vetemburret? A ka kush pergjegjesi per kete masaker?

Zbret nga Luniku nje lepires dhe zvarritet, lepihet dhe ndan pazare me çdo bandit e drogaxhi dhe e pesojne mushkrite e vendit. Inxhinieret e pyjeve jane te trishtuar dhe te papune se e shkrine fare shërbimin pyjor qe ta kishin me te lehte kete veper te rende penale.

Policia ka fytyren e Lleshajt, nuk vepron se ka frike banditin, lepiresin. Prokuroria kos po han. Krim pa ndeshkim!”, shkruan Malltezi.

/TPZ

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne