Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës në Durrës, për çfarë u akuzua pas 30 qershorit

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra.

“Panorama” raporton se gjyqtarja Qeleshi ka njoftuar dorëheqjen nga posti që e mbante prej vitit 2013.

Nuk ka ende detaje lidhur me motivin, por mësohet se ajo ka deklaruar se largohet për arsye personale.

Emri i Qeleshit nuk është i panjohur. Së fundi, vetëm pak pas zgjedhjeve të 30 qershorit, emri i saj u lakua në kohen kur iu dha mandati nga gjykata kryetares së re të bashkisë së Durrësit, Valbona Sakos.

Gjykata e Durrësit kishte marrë një vendim për mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos.

Ndërkohë, kujtojmë se në kohen kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Ylli Manjani, për Qeleshin, nga ministri u kërkua hetim i thellë dhe madje edhe shkarkim të gjyqtares së Durrësit, që i ktheu pronën familjes Seçuni, aty ku kompania Omnix e Faadi Mitrit, qe u largua me barelë nga vendi ynë, do ngrinte resortin.

Vetë gjyqtarja atëherë reagoi për mediat, duke thënë se “Kam folur përmes vendimit”.

Manjani aso kohe deklaroi se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit”.

Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne