Jepen më shumë detaje për operacionin “Fitorja prej Zotit” të forcave jemenase

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit sot në një konferencë për shtyp ka dhënë më shumë detaje në lidhje me operacionet “Nusr min Allah” (Fitorja prej Zotit” dhe ka thënë se këto operacione janë rezultat i punës eksperitze dhe inteligjente gjashtë mujore.

Jahja Sari’a ka thënë se këto operacione janë zhvilluar pas një vëzhgimi të saktë dhe inteligjent përgjatë disa muajve të forcave të armikut dhe njësitë e ndryshme të forcave të armatosura të Jemenit kanë marrë pjesë në këtë operacion.

Jahja Sari’e tha: “Elementët depërtues brenda në radhët e forcave të armikut dhe elementët e mashtruar kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në këtë operacion dhe në fitoren e shënuar”.

Jahja Sari’e shtoi: “Në fazën e parë të operacionit “Fitorja prej Zotit” janë kryer 9 sulme raketore, pastaj njësia e dronëve të ushtrisë së Jemenit ka krye mbi 20 sulme dhe mbrojtja kundërajrore gjithashtu i ka detyruar helikopterët dhe avionët luftarakë të koalicionit sauditë të largohen nga zona e operacioneve”.

Ai tha: “Informacionet e para flasin për humbje të mëdha njerëzore të armikut ku janë vrarë dhe plagosur mbi 500 forca të armikut. Mbi 200 forca të armikut janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të avionëve të koalicionit agresor dhe gjatë kohës së arratisjes dhe të dorëzimit të tyre”.

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit theksoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite janë munduar të pengojnë arratisjen ose dorëzimin e mercenarëve të tyre.  Këto operacione kanë rezultuar me robërimin e mbi 2000 forcave të armikut që me plotë keqardhje në mesin e tyre janë edhe shumë fëmijë. Gjatë këtyre operacioneve janë shpartalluar tërësisht tre brigada të forcave të koalicionit agresor saudit dhe janë konfiskuar pajisjet e tyre luftarake./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne