Jerusalem – Sërish bastisje të Kompleksit Al-Aksa nga hebrenjtë të shoqëruar nga policia izraelite

Dhjetëra hebrenj fanatikë kanë vërshuar në kompleksin Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar në shoqërim të policisë izraelite.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, mbi 200 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë hyrë në kompleks nga porta Al-Megaribe që gjendet në jugperëndim të faltores së shenjtë.

Vizitat e tilla të hebrenjve radikalë kanë qenë shkaktarë të rritjes së tensioneve në rajon dhe përplasjeve midis palestinezëve dhe policisë izraelite.

Kompleksi Al-Aksa, që gjendet në Jerusalemin Lindor të pushtuar, është kibleja e parë myslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne