Jerusalem – Sërish provokime dhe bastisje të Kompleksit Al-Aksa nga hebrenjtë fanatikë

Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite bastisën Kompleksin Al-Aksa në Jerusalemin e pushtuar Lindor.

Sipas komunikatës së bërë nga Administrata e Fondacioneve Islame në Jerusalem 56 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë hyrë në Kompleksin e Haremi Sherifit (Kompleksin Al-Aksa) nga porta Al-Magribe (Porta e Marokut).

Në komunikatë thuhet se hebrenjtë, që hynë në kompleks dhe kryen veprime provokuese, pas shëtitjes që bënë në oborrin e kompleksit dolën nga porta Al-Magribe.

Hebrenjtë fanatikë herë pas here hyjnë në oborrin e kompleksit Al-Aksa nën shoqërimin dhe mbrojtjen e policisë izraelite. Kjo shpesh përshkallëzon tensionimin në rajon dhe shkakton përleshje mes palestinezëve dhe policisë izraelite.

Në anën tjetër sipas komunikatës me shkrim të bërë nga Administrata e Fondacioneve Islame në Jerusalem, Ismail Nexhib, një nga rojet e Kompleksit Al-Aksa, sot në orët e mëngjesit është ndaluar nga policia izraelite.

Në komunikatë nuk u dhanë detajet në lidhje me arsyen e ndalimit, ndërsa thuhet se Nexhib është dërguar në një qendër të paraburgimit në afërsi të Kompleksit Al-Aksa./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne