Jeruzalemi – Nga Herodi tek Sulejmani i Madhërishëm, 5 personazhet që i dhanë formën një qyteti

Dy ditë më parë Presidenti amerikan Donald Trump shpalli Jeruzalemin, kryeqytet të Izraelit, çka solli shumë kritika dhe ndërkohë vijojnë protestat në Lindje. Por si mbeti qytet Jeruzalemi i madh.

1- Herodi i Madh, Mbreti tiran (73-4 para Krishtit)
Një hebre me lidhje të forta me romakët, Herodi u caktua Mbret i Judesë prej Senatit në vitin 37 para Krishtit, dhe sundoi deri ditën që vdiq. Historia e ka regjistruar si një tiran të etur për gjak, por ai ishte njëkohësisht përgjegjës për ndërtimet e mrekullueshme në Jeruzalem, duke përfshirë edhe rindërtimin e Tempullit të Dytë Hebre.

herodi

2- Ndërtuesi i Kubesë, Abd al-Malik Ibn Marvan (646–705)
Abd al-Malik ishte një udhëheqës i rëndësishëm i dinastisë myslimane Umajade, e cila qeverisi Jeruzalemin nga mesi i shekullit të shtatë deri në mesin e shekullit të tetë. Nga viti 685-91 ai mbikëqyri ndërtimin e Kubesë mbi shkëmb, një vend i shenjtë spektakolar aty ku thuhet se Muhamedi u ngrit drejt qiellit. Kjo vepër i vuri vulën pranisë mylimane në qytet.

Jeruzalem

3- Papa Kryqtar, Papa Urbani (1035-1099)
Në vitin 1095, Urbani iu drejtua një grupi fisnikësh europianë dhe bëri thirrje për marrjen e Jeruzalemit nga një ushtri të krishterësh. Ai i dha jetë në këtë mënyrë Kryqëzatës së parë, e cila pati sukses në marrjen e qytetit të shenjtë katër vjet më vonë. Disa kryqëzata të tjera e pasuan në shekujt 12 dhe 13, teksa Europa e krishterë u përpoq të ruante kontrollin e saj të brishtë mbi Jeruzalemin.

Papa Kryqtar, Papa Urban

4- Sulejmani i Madhërishëm (1494-1566)
Sulltan Sulejmani I sundoi perandorinë otomane për pothuaj gjysmë shekulli. Gjatë asaj kohe ai bëri një rinovim të madh të Jeruzalemit, i cili ishte marrë prej babait të tij në vitin 1517. Popullsia e qytetit u rrit në mënyrë domethënëse gjatë mbretërimit të tij, dhe mes rivalëve të rinj ishin hebrenjtë që i iknin persekutimit në Europë.

Sulejmani i Madhërishëm

5- Ushtari shpresëplotë, Moshe Dayan (1915-1981)
Një luftëtar i fortë që mbante një mbulesë si piratët në sy, Dayan ishte ministër i Mbrojtjes i Izraelit, që urdhëroi pushtimin e Qytetit të vjetër të Jeruzalemit gjatë luftës së gjashtë ditëve në 1967. Kur ribashkoi Jeruzalemin nën kontrollin e Izraelitëve, Dayan tha se shpresonte që qyteti mund të bëhej një vend ku hebrenjtë dhe arabët do të mund të jetonin në harmoni. /bota.al/

Moshe Dayan

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne