John Bolton dhe fanatizmi anti-islam brenda konservatorizmit

nga Eric Levitz.

Për një periudhë të shkurtër vitin e kaluar, një kongresmen afro-amerikan, i cili dikur kishte qenë i lidhur me levizjen Kombi i Islamit (the Nation of Islam), ishte kandidat kryesor për kryesimin e Komitetit Kombëtar Demokratik. Në atë kohë, Keith Ellison kishte vite që nuk ishte përfshirë ne organizatën e Louis Farrakhanit; kishte qenë një kritik publik i antisemitizmit dhe fanatizmit të organizates për gati 11 vjet; dhe kishte shpenzuar shumë në vitin paraprak duke u përpjekur për të zgjedhur presidentin e parë hebre te Amerikes. Gjatë ditëve të tij si shok i Farrakhanit, Ellison kishte mbrojtur hapur këtë udhëheqës fetar i akuzuar për antisemitizëm, por për Ellisonin personalisht nuk pati asnjëherë ndonjë dëshmi që ai të kishte qenë antisemit ose që të kishte pasur lidhje me antisemitizmin.

Bret Stephens nuk u rehatua nga këto fakte. Gazetari i The New York Times, konservatori anti Tramp nuk ishte shumë tolerant për të pranuar pendimin e Ellisonit. Në vend të kësaj, Stephens i sugjeroi Partisë Demokratike që të shohë me imtësi të kaluarën e tij. Disa muaj më vonë, Bari Weiss, kolegu i Stephensit, tha në lidhje me kandidaturën pothuajse të suksesshme të Ellisonit se Partia Demokratike nuk mund të binte pre e një lëvizjeje antisemite, populiste brenda së djathtës. Stephensi e vlerësoi këtë si pjesën më thelbësore të lajmeve që duhej lexuar në The New York Times.

Sot, një ish-ambasador i bardhë i OKB-së, i cili aktualisht është i lidhur me grupet urrejtëse anti-muslimane, është gati të bëhet këshilltari më i fuqishëm i politikës së jashtme në qeverinë amerikane. Që nga viti 2013, Xhon Bolton ka shërbyer si kryetar i institutit Gatestone, një institut i studimeve strategjike i të djathtës ekstreme që pretendon se myslimanët kanë ngritur qindra mikroshtete të qeverisura nga ligji i sheriatit (të njohur si zonat mos hyr) përgjatë gjithë Francës; se refugjatët myslimanë kanë sjellë epideminë e përdhunimeve dhe sëmundje ekzotike në Gjermani; dhe se Mbretëria e Bashkuar është në prag për t’u bërë një “koloni islamike.

Këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare mburret për lidhjet joformale me fanatikët e intoksikuar me urrejtje kundër muslimanëve. Pamela Geller është një nga islamofobet më famëkeqe në Shtetet e Bashkuara. Pasi terhoqi vëmendjen kombëtare për organizimin e fushatës kundër hapjes së një qendre kulturore islame në Manhatan (Xhamia Ground Zero), Geller drejtoi organizatën anti islame “Stop Islamization of America”. Ajo eshte autore e shumë librave që denojnë Islamizimin e Perëndimit, dhe organizoi konkursin e karikaturave “Draw the Prophet” në Garland, Teksas. Ajo ka thënë se Presidenti Obama ishte një Muhammedan i cili dëshironte që xhihadi të fitone dhe se kur myslimanët luten pesë herë në ditë ata gjithashtu mallkojnë të krishterët dhe hebrenjtë pesë herë në ditë dhe se nuk ka islam të moderuar.

John Bolton ka folur nëpër tubimet e Gellerit kundër ndërtimit të xhamisë Ground Zero. Ai është shfaqur në shume video në blogun e saj dhe ka shkruar edhe parathënien e një libri të saj të titulluar “Presidenca Post-Amerikane: Lufta e Administratës Obama në Amerikë”. Në një ekspozitë, Geller pretendonte se pranimi i emigrantëve myslimanë në Evropë përbënte nje vetëvrasje të ngadaltë kulturore dhe demografike, dhe se Barack Hussein Obama po i drejtonte Shtetet e Bashkuara drejt një sheriati të butë, zbatimi i qetë dhe i njëanshëm i ligjeve islamike për jomyslimanet. Boltoni nuk i ka mohuar asnjëherë lidhjet e tij me Gellerin. Ai mabjti edhe një fjalim pergëzues ndaj një libri antiislam që ajo botoi në nëntor të vitit të kaluar (Fetva: Gjueti në Amerikë).

Bolton gëzon një marrëdhënie të ngjashme të ngrohtë me Frank Gaffneyin, themeluesin e Qendrës për Studime të Sigurisë, një Islamofob i klasit botëror në kuptimin më të pastër të këtij termi. Gaffney pretendon se Vëllazëria Myslimane është infiltruar në nivelet më të larta të qeverisë amerikane; se ndihmësja i Klintonit Huma Abedin dhe luftetari kundershtues i taksave Grover Norquist janë në mesin e këtij kabineti të fshehtë të xhihadistëve te fshehur; Saddam Hussein ishte personi që qëndronte pas shpërthimeve me bomba në Oklahoma City; se Obama e inkorporoi gjysmëhënën e Islamit në logon e një grupi të ri të mbrojtjes raketore; dhe vendimi i Chris Christies për të emëruar në gjyqësorin e New Jerseyit nje musliman amerikan mund të konsiderohej një akt tradhtie.

Madje edhe lëvizja konservatore nuk mund ti kapërdinte këto fanatiza ngatërrestare. Në vitin 2011, Bashkimi Konservator Amerikan e ndaloi Gaffneyin që të fliste në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik; por ata e mirëpritën Gaffneyin përsëri vitin e tjetër, vetëm pasi Bolton personalisht ndërhyri në emër të mikut të tij.

Bolton ndonjëherë, kundërshton edhe paragjykimet anti-muslimane. Kur Donald Trump për herë të parë foli për ndalimin e myslimanëve në fund të vitit 2015, Bolton u tall pasi e konsideroi atë si kundershtues të vlerave amerikane. Por në momente të tjera, këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare i ka bërë jehonë ndjenjave te mbushura me urrejtje të ashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

Në një nga protestat e Gellerit për Xhaminë Ground Zero, Bolton argumentoi se ata që këmbëngulën se myslimanët kishin të drejtë të hapnin një vend adhurimi në Manhatan ishin fanatikë të vërtetë të patolerueshëm. Në një intervistë të vitit 2009 me Gellerin, Bolton arsyetoi me nje thënie të kohës së Franklin Rooseveltit… ‘Jo të gjithë demokratët janë hajdutë kuajsh, ndërsa gjithë hajdutët e kuajve janë demokratë,’. Ai ka thënë se terroristët e sotëm janë fondamentalistë islamikë. Kur Boltoni e bëri këtë pohim, shumica dërrmuese e sulmeve terroriste në tokën amerikane për tetë vjet rresht ishin kryer nga ekstremistët e bardhë te ekstremit të djathtë.

Pra, kur Bret Stephensi mësoi për emërimin e Boltonit në një pozicion të lartë të Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar, ai duhet të jetë skuqur prej të nxehurit. Në fund të fundit, ky bartës i standardeve të konservatorizmit parimor kaq i tërhequr nga paragjykimet, nuk mundi të pranojë mendimin e Partisë Demokratike për ti dhënë një pozitë drejtuese një njeriu që kishte qenë i lidhur me një organizatë fanatike disa dekada më parë. Ndryshe nga Ellisoni, Bolton nuk i kishte prishur asnjeherë lidhjet e tij me aleatët e tij ekstremistë dhe fanatikë. Ellisoni e kishte mbrojtur Farrakhan kundër akuzave për antisemitizëm në vitin 1995; Bolton shkroi parathënien e një libri që detajonte agjendën e “sheriatit të butë” të Obamas në vitin 2010.

Duket se ka një dallim tjetër misterioz midis Boltonit dhe Ellisonit, që e alarmon Stephensin më shumë me këtë të fundit. Për të mos e lejuar ngritjen e një njeriu të tille në një zyrë të lartë, Stephens ju përgjigj emërimit të Boltonit duke përgëzuar kritikat e tij ndaj Kombeve të Bashkuara dhe duke hedhur poshtë reagimet ndaj emërimit të tij. Këtu kemi kritiken e gazetarit ndaj këshilltarit te ri të sigurisë kombëtare: Jam akord me Boltonin për disa gjëra por nuk pajtohem me të tjerat. Por për OKB-në ai ka pasur gjithnje të drejtë. Nëse prezenca e tij në Shtëpinë e Bardhë ndihmon qe të trembë organizatën në një reformë reale, do jete më mirë.

Kjo përgjigje është e vështirë të pajtohet me etiketimin e Stephensit si një konservator, alergjia e të cilit ndaj demagogjisë urrejtëse e ka lënë pa një vend në Partinë Republikane të Donald Trumpit. Por është shumë më e lehtë të pajtohet me besimin e deklaruar të gazetarit se dhuna palestineze nuk është e rrënjosur në përvojën e nënshtrimit afatgjatë ndaj një ushtrie të huaj, apo në vuajtjet palestineze ose se në problemet e botës arabe që nuk paktohen me linjat arbitrare të tërhequra nga fuqitë perëndimore të marrëveshjes Sykes-Picot, por që janë tërësisht produkt i “sëmundjes së mendjes arabe”; ose që afrikano-amerikanët nuk i perceptojnë Shtetet e Bashkuara si raciste, sepse pas shumë shekush të politikës diskriminuese e kanë lënë familjen e bardhë 86 herë më të pasur sesa mesatarja e familjes me ngjyrë, por më tepër, sepse lëvizja the Black Lives Matter ka propaganduar gënjeshtrën e madhe Se Amerika është toka raciste e pandreqshme; ose se mosfunksionimi në pjesën më të madhe të botës postkoloniale sot nuk pasqyron trashëgiminë shkatërruese të imperializmit perëndimor, por faktin e pasaktë politikisht se kolonializmi, për të cilin Perëndimi i ka kaluar pesë dekadat e fundit në shlyerjen e vazhdueshme, ka qenë larg nga më e keqja për të goditur pjesën më të madhe të botës së kolonizuar dhe kështu që një version i ri i kolonializmit mund të jetë gjëja më e mirë që mund të ndodhë së paku në disa vende të botës paskoloniale.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë publikoi disa thënie nga politikanë dhe ekspertë të ndryshëm republikanë, që përgëzonin emërimin e John Boltonit. Shumë prej këtyre miratimeve u bazuan në nocionin se agresionet luftarake kundër Iranit dhe Koresë së Veriut mund të jenë opsionet më pak të pakujdesshme të politikës së jashtme të disponueshme të Donald Trumpit. Por argumenti më bindës kundër portretit popullor të Boltonit si një i çmendur i së djathtës ekstreme erdhi nga gazetari anti Trumph i the National Review, David French: Ai ka qenë ish-ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Ai është në bordin e administratorëve të Institutit Kombëtar të Shqyrtimit. Ai është një anëtar i lartë në Institutin e Ndërmarrjeve Amerikane. Ai është një konservator agresiv, por është pothuajse edhe në rrjedhën kryesore të mendimit të politikës së jashtme konservatore.

Kjo është absolutisht e drejtë. John Bolton është promotor i fanatizmit anti-musliman dhe është pothuajse brenda rrjedhës së mendimit konservator të politikës së jashtme. Nuk ka tension midis këtyre dy fakteve; sepse drita drejtuese e konservatorizmit amerikan nga Donald Trump tek Bret Stephensi, të gjithë pranojnë se muslimanët kanë fituar një farë stigmatizimi kolektiv. Ata mund të mos pajtohen rreth asaj se sa; dhe disa mund ta miratojnë këtë premisë vetëm në një nivel të pandërgjegjshëm. Por në fjalët dhe veprat e tyre, intelektualët konservatorë e bëjnë të qartë se besojnë se fanatizmi anti-musliman është i justifikueshëm në atë mënyrë që antisemitizmi nuk është.

Është e vërtetë që emërimi i Boltonit ka hasur në një numër të kritikave konservatore (megjithëse kjo përgjithësisht është fokusuar në maninë e tij për luftë, jo në bashkëveprimin e tij me islamofobinë). Por propozimi i Mike Pompeos nuk frymëzoi pothuajse asnjë, edhe pse sekretari i ardhshëm i shtetit e përgojoi të gjithë komunitetin musliman amerikan më pak se pesë vjet më parë. Duke folur nga pozita e tij, kongresisti i atëhershëm deklaroi në mënyrë të gabuar se udhëheqësit muslimanë kishin refuzuar të dënonin sulmin me bombë në maratonën e Bostonit dhe pretendoi se heshtja i bënte këta liderë islamikë në të gjithë Amerikën potencialisht bashkëfajtorë në këto akte, ndërkohë që hodhi edhe dyshime mbi përkushtim ndaj paqes brenda pasuesve të besimit islam.

Në verën e vitit 2014, dy kolonë izraelitë rrëmbyen një djalë 16 vjeçar palestinez, e rrahën dhe e dogjën të gjallë, sepse dyshuan se dikush nga etnia e djalit kishte vrarë tre adoleshentë hebrenj. Veprimi u dënua thellësisht nga udhëheqja e bashkësisë hebraike amerikane.

Paramendoni sikur Mike Pompeo të kishte mbajtur një fjalim disa javë më vonë, në të cilin ai jo vetëm që bënte të gjithë rabinët amerikanë përgjegjës për këtë akt të shëmtuar por i akuzonte gabimisht ata për refuzimin e dënimit të aktit dhe sugjeronte që heshtja tregonte dyshim mbi angazhimin për paqen midis ithtarëve të besimit hebre.

A do ta propozonte një president republikan atë që të drejtojë Agjencinë Qendrore të Inteligjencës? A do të votonin të gjithë, përveç një anëtari të shumicës së Senatit të GOP-së, për ta konfirmuar atë në atë pozitë? Dhe a do të ndodhte e gjithë kjo me pak ose pa asnjë ankesë nga inteligjenca konservatore? Natyrisht jo; urrejtja eksplicite çifute nuk ka vend në rrjedhën konservatore.

Por John Bolton dhe Mike Pompeo si dhe anti-myslimanët fanatikë të të gjitha ngjyrave dhe besimeve ska dyshim që e bëjnë./nymag/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne