Opinion

John Boltoni, që premton ndryshimin e regjimit në Iran deri në fund të vitit 2018

Pandeli Majko, Former Prime Minister of Albania, John Bolton, Former United States Ambassador to the United Nations, Deputy Chief of U.S. Mission David Muniz, Maryam Rajavi, President elect of the Iranians Resistance, Tirana, Albania 20/03/2017 - Maryam Rajavi addressed her greeting at Nowruz celebration, the Iranian New Year, which was held at Tirana Albania with PMOI members and guests from Albania, France and United States. Maryam Rajavi said, This Nowruz harbingers end of religious dictatorship and advent of the spring of freedom. (Photo by Siavosh Hosseini/NurPhoto) *** Please Use Credit from Credit Field ***(Sipa via AP Images)

nga Robert Mackey.

Në mesin e atyre që u alarmuan nga përzgjedhja e John Boltonit si këshilltar i ri i sigurisë kombëtare ishin përkrahësit e marrëveshjes bërthamore me Iranin, marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 që frenoi programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së pjesshme të sanksioneve ekonomike.

Rob Malley, i cili ka koordinuar politikën e Lindjes së Mesme nën administratën e Obamës, vuri në dukje se emërimi i Boltonit, së bashku me emërimin e kritikut te mareveshjes me Iranin, Mike Pompeos si sekretar i shtetit, duket se po sinjalizon se marrëveshja ka gjasa të “vdesë dhe të varroset”. Trita Parsi, kreu i Këshillit Kombëtar Amerikano-Iranian shkroi në Twitter: “O njerëz, le ta bejmë të qartë: Emërimi i Boltonit në thelb është një deklaratë lufte me Iranin. Me Pompeon dhe Boltonin, Trumpi po grumbullon kabinetin e Luftës”.

Alarmi i tyre ishte mëse i kuptueshëm. Boltoni, i cili bëri emër si një anëtar agresiv i Departamentit të Shtetit të George W. Bushit dhe si kontribues në Fox News, jo vetëm që kërkoi që administrata Trump të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, por gjithashtu përkrahu edhe bombardimin e Iranit. Boltoni e ka kaluar pjesën më të mirë të dekadës së fundit duke bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në përmbysjen e qeverisë teokratike të Teheranit dhe pushtetin t’ja dorëzojnë një kulti mërgimtarësh iranianë, të cilët në realitet nuk kanë asnjë mbështetje reale brenda vendit.

Vetëm tetë muaj më parë, në një tubim në Paris, Bolton u tha anëtarëve të kulit, grupit iranian në mërgim, të njohur si Muxhahid Khalq, MEK, ose Muxhahidët e Popullit, se administrata Trump duhet të përqafojë qëllimin e tyre për ndryshim të menjëhershëm të regjimit në Iran dhe ta njohë grupin e tyre si një alternativë të qëndrueshme.

“Rezultati i shqyrtimit të politikës së presidentit duhet të jetë i tillë që të përcaktoje se revolucioni i vitit 1979 i Ajatollah Khomeinit, të mos zgjasë dhe te mos i mbushë 40 vite,” tha Bolton. (40 vjetori i revolucionit iranian do të jetë më 11 shkurt 2019). “Politika e deklaruar e Shteteve të Bashkuara duhet të jetë përmbysja e regjimit të mullahëve,” shtoi Bolton. “Sjellja dhe objektivat e regjimit nuk duket se do ndryshojnë, prandaj zgjidhja e vetme është të ndryshojë vetë regjimi”.

Siç vuri në dukje gazetari i jashtëm iranian Bahman Kalbasi, Bolton e përfundoi fjalimin e tij para grupit mërgimtar me një premtim inspirues: “Dhe për këtë arsye, 2019-ën ne do ta festojmë në Teheran!”

Për të kuptuar se sa e jashtëzakonshme është kjo, që njeriu i cili pritet të bëhet zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare, i bëri këtë premtim MEK-ut, është e rëndësishme të dihet se deri vonë, disidentët iranianë kanë kaluar tre dekada duke u përpjekur për të arritur qëllimet e tyre përmes dhunës, duke përfshirë edhe sulmet terroriste.

Megjithëse anëtarët e MEK-ut ndihmuan në nxitjen e revolucionit të vitit 1979, pjesërisht duke vrarë edhe civilë amerikanë që punonin në Teheran, grupi e humbi luftën e ashpër për pushtet ndaj islamistëve të udhëhequr nga udhëheqësi i revolucionit, Ayatollah Ruhollah Khomeini. Pasi udhëheqja e grupit u detyrua të largohet nga Irani në vitin 1981, anëtarët e MEK-ut ngritën një qeveri në mërgim në Francë dhe krijuan një bazë ushtarake në Irak, ku morën armë dhe trajnime nga Saddam Husseini, si pjesë e një strategjie për të destabilizuar qeverinë në Teheran pasi Sadami ishte në luftë me të.

Vitet e fundit, siç raporton The Intercept, MEK ka derdhur miliona dollarë për ta rishfaqur veten si një grup i moderuar politik, i gatshëm për të marrë pushtetin në Iran, nëse bëhen ndryshimet e regjimit me mbështetjen e Perëndimit. Për këtë qëllim, ai ka lobuar me sukses për t’u larguar nga lista e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit në vitin 2012. Të mërguarit iranianë e arritën këtë edhe pse me kundërshtimin e dukshëm të ish-sekretares së shtetit Hillari Klinton, pjesërisht duke paguar një listë të gjatë ish-zyrtarësh që shpenzojnë mesatarisht 10,000 deri në 50,000 dollarë për lavdërimet dhe përgezimet, si ai që Bolton beri korrikun e kaluar.

Por, sipas Ariane Tabatabaiit, një studiuesi nga Universitetit Georgetown, “grupi kult i disidentëve”, dikur të martuar, të cilët thuhet se u detyruan të divorcoheshin dhe të bënin një premtim për beqari për gjatë gjithë jetës, nuk kanë asnjë shans të mundshëm për ta kapur pushtetin në Iran.

Nëse qeveria e tanishme nuk është zgjedhja e parë e Iranit për një qeveri, MEK madje nuk është as edhe e fundit. MEK-u mbështeti Saddam Husseinin gjatë Luftës Iran-Irak. Pakënaqësia e popullit me qeverinë iraniane në atë kohë nuk u përkthye në mbështetjen e një armiku të jashtëm që hidhte raketa skud mbi Teheran, që përdorte armë kimike duke vrarë qindra mijëra iranianë, përfshirë edhe shumë civilë. Sot, MEK shihet negativisht nga shumica e iranianëve, të cilët preferojnë të ruajnë status quo-n se sa të nxitojnë në krahët e tij që ata e konsiderojnë një kult të korruptuar të krimit.

Përkundër dyshimeve të tilla se krahut politik i MEK-ut, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, është më i besueshëm se cështë Kongresi Kombëtar Irakian i Ahmad Chalabit, duke shpenzuar shumë për mbështetje me pagesë, ka bere për vete shume nga politikanët e Uashingtonit të cilët janë të gatshëm të nënshkruajnë si mbështetës të tyre. Në një gala të mëparshme, në vitin 2016, Bolton i’u bashkua këngës përgezuese të grupit duke u bashkuar me një ish- ambasador të mëparshëm në OKB, Bill Richardson; ish prokurorin e përgjithshëm, Michael Mukaseyin; ish-zëdhënësin e Departamentit të Shtetit P.J. Crowleyin; ish-këshilltarin për Sigurinë, Frances Townsendin; ish-republikanin, Patrick Kennedyin, dhe ish guvernatorin e Vermontit, Howard Deanin. Kjo gala në Paris u drejtua nga Linda Chavez, një ish-zyrtare i administratës Reagan.

Në një ngjarje të ngjashme këtë janar, sfondi që qëndronte pas ish-folësit të Dhomës së Shtetit, Newt Gingrichit i cili po vlerësonte lideren e MEK-ut, Maryam Rajavit, e bëri të qartë qëllimin e investimit të grupit për politikanët amerikanë.

Ishte normale që shumë figura të ndryshme të afërt me grupin MEK të shprehnin një kënaqësi të madhe për ngritjen e Boltonit në Shtëpinë e Bardhë.

“John Bolton ka vizionin e duhur dhe e njeh mirë të gjithë rajonin, veçanërisht kërcënimin që vjen nga regjimi iranian dhe nevojën e të pasurit një Iran të lirë,” shkroi në Twitter Alireza Jafarzadeh.

“Urime John Boltonit për postin e ri, e meritonte,” shkroi gjithashtu një tjetër figurë, Shirin Narimani.

Festës së Nevruzit, vitit të ri persian që po festohej në Shqipëri nga Merjem Raxhavi dhe Grupi i saj MEK, i’u bashkua edhe Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Yorkut.

“Z. Giuliani përsëriti se ndryshe nga vendet e tjera në rajon, ekziston një alternativë për regjimin iranian në pushtet. Përmbysja e tij do të sjellë paqe dhe qetësi në një rajon që ndihet i kërcënuar nga regjimi i klerikëve,” shkroi në Twitter Maryam Rajavi.

Vetëm pas ditës së enjte pati njoftim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë mbi këtë takim. Giuliani i bëri thirrje pjesëmarrësve në aktivitetin e mbajtur në Shqipëri që të duartrokisnin fort sepse Boltoni tashmë do të ishte këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Trump.

Në rast se kishte ndonjë dyshim mes mërgimtarëve se Boltoni nuk do ta këshillonte Trumpin për përmbysjen e qeverisë së Iranit, Giuliani i siguroi ata se gjëja për të cilën John Bolton ka më tepër vendosmëri është ndryshimi i regjimit në Iran, prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe tjetra është se ju duhet të jeni drejtuesit e ardhshëm të vendit”.

Gjatë disa momenteve, Giuliani u pa së bashku me turmën tek brohoriste për ndryshimin e regjimit.

Përkundër faktit se Trump u ngrit në detyrë si një kritik i vendimit për të pushtuar Irakun, Boltoni ende refuzon ta quajë pushtimin një gabim. Ky pozicion e ka cuditur edhe Tucker Carlsonin e Fox News-it, gjatë një interviste të dy javëve më parë. Carlsoni tha se Boltoni kishte bërë thirrje për ndryshime të regjimeve në Irak, Libi, Iran dhe Siri. Sipas tij ndryshimi i regjimit irakien ishte një fatkeqësi, por Bolton nuk u pajtua dhe tha, “mendoj se analiza juaj është shumë e cekët, e kam sinqerisht.”

“Unë mendoj se përmbysja e Sadam Huseinit, ai veprim ushtarak, ishte një sukses i jashtëzakonshëm”, i tha Boltoni Carlsonit. “Kaosi që pasoi Irakun, u shkaktua nga një okupim i menaxhuar keq që përfundoi shumë shpejt,” tha ai. “Ana e mirë e të gjithë kësaj është se gabimet e bëra në Irak ofruan mësime se çfarë duhet të bëjmë ne pas përmbysjes së nje regjimi në të ardhmen,” tha Bolton./theintercept/Gazeta Impakt

OPINIONE