Ju kujtohet ‘Audi’ i verdhë? Ja çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali

A ju kujtohet ‘Audi’ i verdhë i drejtuar nga shqiptarë dhe që terrorizoi Italinë në fillim të vitit të kaluar? Policia italiane ka arrestuar një të dyshuar si shofer të tij, por mbrëmjen e djeshme në Padova ka pasur edhe zhvillime të reja.

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të vjedhjes së shtëpive. Gjashtë shqiptarë janë vënë në pranga dhe dy prej tyre janë, vëllai dhe nipi i Vasil Ramës, njeriut të arrestuar si shoferi i ‘Audit’ të verdhë.

Policia e Padovas ka bërë të ditur se shqiptarët e arrestuar kanë vjedhur qindra shtëpi në veriun e Italisë.

Bëhet fjalë për një familje shqiptare që merrej vetëm me vjedhje dhe në të shumtën e rasteve merrnin edhe makinat e njerëzve që grabisnin.

Sipas policisë, ata ishin bërë gati për ta lënë Italinë e për tu kthyer në Shqipëri. Pjesë e grabitjeve të tyre ishte edhe një vjedhje me vlerë 100 mijë euro e ndodhur pak muaj më parë.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne