Juxhin Çela: Shqipëria duhet ta dëboj MEK-un

Juxhin Çela është kundër mbajtjes së muxhahedinëve të MEK në Shqipëri madje ai kërkon nga shteti shqiptar dëbimin e tyre.

Në një shkrim të publikuar në profilin e tij në facebook z.Çela kundërshton retorikën arrogante dhe dashakeqase të përdorur nga Kastriot Myftaraj, një anti shqiptar, ndaj historianit Dr. Olsi Jazexhi në emisionin 360 gratë të gazetarit Artur Zheji, ku të dy ishin pjesë e panelit për të diskutuar mbi temën: A mbërrin flaka e Iranit në Shqipëri?

“Ne jemi shqiptar së pari dhe kemi interes të mbrojmë vendin tonë, nese interesi jonë është të largojmë iranianët e MEK askush nuk mund të na akuzoj si anti izraelit apo anti amerikan, ne shqiptarët nuk kemi asnjë interes të mbrojmë interesat izraelite apo amerikane por vetëm ato të kombit dhe shoqërisë sonë përtej etnie “, shkruan z Çela.

Ai thekson se: “Jam shumë i zhgenjyer nga Kastriot Myftaraj që ka akuzuar si anti izraelit dhe anti amerikan dr Olsi Jazexhi dhe të gjithë ata që këto ditë kërkojnë largimin e iranianëve të MEK ose negociata nga e para për qëndrimin e tyre prej të cilave do fitoj mbarë kombi dhe shoqëria jonë, jo thjeshtë pushtetarët si sot”.

“Shqipëria dhe shqiptarët mbi të gjitha, askush tjetër për asnjë arsye”, mbyll shkrimin e tij z.Çela.

Shkrimi i Juxhin Çela në Facebook
Ne jemi shqiptar se pari dhe kemi interes te mbrojme vendin tone, nese interesi jone eshte te largojme iranianet e MEK askush nuk mund te na akuzoj si anti izraelit apo anti amerikan, kjo narrativa/kaseta eshte e turpshme te degjohet ne mediat qe jane i vetmi ze qe shpjegon realitetin ne zonat rurale te vendit zakonisht apo ne familje shqiptare pa mundesi te tjera informimi.
Ne shqiptaret nuk kemi asnje interes te mbrojme interesat izraelite apo amerikane por vetem ato te kombit dhe shoqerise sone pertej etnie.
Jam shume i zhgenjyer nga Kastriot Myftaraj qe ka akuzuar si anti izraelit dhe anti amerikan, mesa po shkruajne ne SMS sepse nuk kam mundesi ta ndjek, te gjithe ata qe keto dite kerkojne largimin e iranianeve te MEK ose negociata nga e para per qendrimin e tyre prej te cilave do fitoj mbare kombi dhe shoqeria jone, jo thjesht pushtetaret si sot.
🇦🇱👍🏻
Shqiperia dhe shqiptaret mbi te gjitha, askush tjeter per asnje arsye!/GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne