Kabllogrami/ Si ankohej Veliaj tek ambasadori amerikan, se Braçja i vodhi votat në Berat

Vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve , ka qenë një nga fenomenet më të shëmtuara, që e kanë shoqëruar këto 30 vite Shqipërinë.

Erion Veliaj, i cili sot sëbashku me Partinë Socialiste, do të shkojnë në zgjedhje pa opozitën, sepse kjo e fundit pretendon se mazhoranca manipulon votat me anë të parave që vijnë nga krimi i organizuar, dikur ka vuajtur edhe vetë, manipulimin e socialistëve, me partinë një-përdorimshe “G-99”.

Në një kabllogram të ish ambasadorit amerikan Withers, të datës 5 Gusht 2009, zbulohet se Erion Veliaj, në atë kohë kryetari i Partisë G99, ankohej tek amabsadori, se Erion Braçe, i kishte vjedhur votat në Berat, duke bashkëpunuar me komisionerët, në mënyrë që ata t’i numëronin votat e Veliajt, si vota socialiste.

Ai [Veliaj] pretendoi se Erion Braçe, një kandidat PS-së në Berat, “sabotoi” shumë nga votat e tij, duke bashkëpunuar me komisionerët për të numëruar votat e G-99, si vota të PS-së”, thotë ambasadori Withers.

Ambasadori thotë në kabllogram, se pavarësisht entuziazmit për partinë e re të Veliajt, ajo mori më pak se 13 mijë vota, nga 1.5 milionë vota në total. Megjithatë, Veliaj nuk dukej i mërzitur dhe e kishte krahasuar veten me Lincolnin, në një bisedë me zyrtarët amerikanë.

“Pavarësisht gjithë entuziazmit që rrethonte partinë politike të Veliajt, G-99 dështoi në ditën e zgjedhjeve. G-99 dështoi të marrë qoftë edhe një mandat parlamentar dhe në fakt mori më pak se 13,000 vota, nga 1.5 milionë vota. Megjithatë, Veliaj dukej optimist, në një takim me “poloff” (një zyrtar në ambasadë, që merret me cështjet politike), edhe pse ai tha se ishte e pabesueshme që kaq shumë shqiptarë të votonin për Sali Berishën.

Veliaj refuzoi të kritikojë liderin e PS-së, Edi Rama dhe strategjinë elektorale të PS-së. Ai bëri me faj disa faktorë për humbjen e tij, por edhe pse dukej vërtet i zhgënjyer, ai nuk e konsideron veten jashtë loje, duke cituar Abraham Lincolnin, i cili humbi 16 zgjedhje, përpara se të bëhej President”./TPZ

Kabllogrami i plotë: 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne