Bota

Kalin: Aleatët në NATO duhet të marrin seriozisht shqetësimet e Turqisë për siguri

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin bëri të ditur se aleatët duhet të marrin seriozisht shqetësimet e Turqisë për siguri.

Samiti i NATO-s do të mbahet më datat 3-4 dhjetor në kryeqytetin Londër të Anglisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundërshtuan planin e NATO-s, në të cilin organizata separatiste terroriste PKK/YPG cilësohej si kërcënim, ndërsa Turqia u kundërpërgjigj duke kundërshtuar planin e aleancës ndaj vendeve Baltike dhe Polonisë.

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me çështjen.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s dhe është kandidate e fortë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian (BE).

“Aleatët duhet të marrin seriozisht shqetësimet e Turqisë për siguri dhe duhet të bashkëpunojnë për të kapërcyer këtë”, bëri të ditur Kalin./trt

OPINIONE

INTERVISTA