Rajoni

Kalın: Nuk dëshirojmë luftë askund të botë

– Zëdhënësi dhe zv/sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, ka deklaruar se nuk duan luftë askund në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın me rastin e vizitës në radio-stacionin turk “Best FM”, foli edhe rreth tensioneve midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

“Nuk duam luftë askund në botë. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për luftë konvencionale, bërthamore, rajonale apo globale, nuk besojmë se ajo kudo në botë do të sjellë paqe dhe mirëqenie për njerëzimin”, konsideron Kalın.

Ai theksoi se të gjithë duhet të marrin qëndrim global sa i përket armatimit bërthamor. “Këtu duhet të jemi konsekuent. Vendet që posedojnë armë bërthamore nuk angazhohen mjaftueshëm drejt asaj që duhet bërë në kuadër të marrëveshjes për ‘ndalimin e përhapjes të armëve bërthamore'”, theksoi Kalın.

Kalın gjithashtu tha se “kudo në botë që të vije deri te rritja e mundësisë për luftë, duhet shikuar kush dhe çfarë përfiton nga kjo”. “Kompanitë për prodhimin e armëve vazhdimisht, fatkeqësisht, kanë përfituar”, kujton ai.

Në lidhje me mosmarrëveshjet në lidhje me referendumin në Irak ka thënë se “arsyeja kryesore e kundërshtimit mes tyre, është ruajtja e tërësisë territoriale dhe politike të Irakut.”

“Këtu nuk bëhet fjalë për kurrfarë qëndrimi tonë negativ kundër kurdëve të Irakut, Sirisë apo kudo tjetër në rajon”, ka shtuar Kalın. Sipas tij Turqia ofron dhe do të vazhdojë të ofrojë luftën më të rreptë kundër terrorizmit.

Ai duke iu referuar edhe rasteve që lidhen me tentimin e grusht shtetit të dështuar i cili u krye nga ushtarakët besnik ndaj organizatës terroriste FETO më 15 korrik të vitit të kaluar, tha se “Sa nga këto organizata dhe media evropiane të cilat vrapojnë për të ndjekur raste të ndryshme në gjykata, kanë ndjekur gjykimet rreth 15 korrikut, apo sa shkojnë? Le të vijnë, dyert janë të hapura. Le të vijnë në grupe, nuk ka kurrfarë problemi. Ne do të jemi të nderuar”, ka thënë Kalın.

OPINIONE

INTERVISTA