Kalin: Të papranueshme kërcënimet e SHBA-së, t’i kthehet urgjentisht mjedisit konstruktiv

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, e cilësoi mbrëmjen e së enjtes si të papranueshme gjuhën kërcënuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Turqisë aleate të NATO-s.

“Është e pamundur që të pranohen deklaratat dhe gjuha kërcënuese e administratës amerikane ndaj vendit tonë, i cili është një aleat i NATO-s. Administrata e SHBA-së, e cila s’ka bërë deri më sot asnjë hap në lidhje me FETO-n, duhet ta dijë se nuk do të fitojë asgjë duke kërcënuar Turqinë me pretekstin e një çështjeje që është në kompetencën e gjyqësorit të pavarur turk. SHBA-ja duhet të rishikojë qëndrimin e saj dhe t’i kthehet një mjedisi konstruktiv sa më parë të jetë e mundur, pa dëmtuar më tej interesat e saj dhe marrëdhëniet tona aleate”, deklaroi Ibrahim Kalin me një komunikatë të shkruar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne